Aktualitet

‘S’kapi’ protestën e Astirit, Paloka u sulet gazetarëve: Bastardë, më vjen ndot që jam kolegu juaj. S’kisha armë të sulmoja policinë, edha kur munda

Në një status në rrjetet sociale, Paloka shkruan se gazetarët që kërkuan llogari sot nga opozita, e cila u premtoi mbështetje banorëve të Astirit por nuk ua dha, janë lëpirës të prapanicës së Edvinit dhe Velinës, emër me të cilin nënëkupton krybashkiakun Veliaj.
Featured image of article: ‘S’kapi’ protestën e Astirit, Paloka u sulet gazetarëve: Bastardë, më vjen ndot që jam kolegu juaj. S’kisha armë të sulmoja policinë, edha kur munda Astiri dhe Edi Paloka

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar ashpër ndaj mediave të cilat vunë në dukje mungesën e opozitës pranë banorëve të Astirit.

Teksa i quan bastardë gazetarët, Paloka shprehet më tej se i vjen ndot nga vetja ta quajë koleg me ta sot.

Në një status në rrjetet sociale, Paloka shkruan se gazetarët që kërkuan llogari sot nga opozita, e cila u premtoi mbështetje banorëve të Astirit por nuk ua dha, janë lëpirës të prapanicës së Edvinit dhe Velinës, emër me të cilin nënëkupton krybashkiakun Veliaj.

Ndërkohë që më tej, nënkryetari i PD-së, merr përsipër të shpjegojë mungesën e tij dhe të kolegëve të tijsot në Astir. Plaoka thekson se ka mbërritur në zonën e Unazës së Re, sapo ka mundur por që i mungonin autoblindat dhe armët specilale për t’u përballur me efektivët.

Reagimi i Edi Palokës

Ju kerkoj ndjese te tjereve, po nuk mund te mos reagoj ndaj disa bastardeve qe edhe sot e kerkojne pergjegjesine tek opozita. Nuk po e bej si nenkryetar partie kete reagim po si ish-gazetar qe me vjen ndot ta quaj veten koleg te tyre sot.

Keta bastarde qe gjithe diten i lepijne prapanicen Edvinit dhe Velines se bashkise , pasi u cuan me nge nga krevati, hapen televizoret dhe si gjithnje ju sulen opozites, sot gjoja sepse nuk mbrojti “me trup” banoret e Astirit. Keta nuk shohin as korrupsionin, as dhunen e qeverise tek Astiri, por shohin pergjegjesine e opozites.

Deputetet e opozites shkuan atje sapo u njoftuan, po sigurisht ne nuk kishim as autoblinda e as arme per tu perballur me qindra e qindra forca speciale e jo vetem, te mbledhura nga kjo qeveri prej te gjitha aneve. PD eshte parti politike jo trupe militare. Me banoret e Astirit ne kemi nje marreveshje dhe do i qendrojme, cdo gje do ju kompensohet drejtesisht.

Sigurisht nuk ka “kompensim” qe mbulon dhunen dhe terrorin ndaj grave, femijeve e te moshuarve qe mbrojne strehen e tyre. Po te jeni te bindur qe neser do te kete shpagim jo vetem tek felliqesirat ne krye te shtetit por dhe tek sherbetoret e tyre qe sot paguhen me parate e grabitura shqiptareve per ti sherbyer atyre qe dhunojne e grabisin shqiptaret.

Sqaroj , per ke nuk e ka kuptuar; ky status nuk eshte per ata qe bashke me opoziten luftojne kunder kesaj qeverie kriminale e te korruptuar, por qe jane kritike dhe me opoziten, po per ata qe i sherbejne dhe lepihen gjithe diten pushtetit te Rames dhe menyren e preferuar per t’ju lepire Rames, kane berjen opozite ndaj opozites.

Banorët e Astirit pritën jashtë banesave të tyre, të mbuluar me batanije, pasi ishin njoftuar se IKMT-ja do ët zbarkonte në Astir në orët e para të mëngjesit, për t’ju prishur banesat.

Orët kaluan, banorët e kësaj zone bënë rezistencë aq sa mundën ndaj autoriteteve por që ajo që ra në sy ishte mungesa e opozitës krah tyre, gjë që vetë Partia Demokratike ua kishte premtuar.

Kjo mungesë që ra në sy u pasqyrua nga të gjitha mediat, që sot Paloka i quan bastarde.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “‘S’kapi’ protestën e Astirit, Paloka u sulet gazetarëve: Bastardë, më vjen ndot që jam kolegu juaj. S’kisha armë të sulmoja policinë, edha kur munda

  1. kokra e injorantite sa sa fatkeqesi qe kjo toke nxjere ne pahe kokepalare dhe plera e injorante si ky me klevisa e salianja

Shto Koment