Aktualitet

Skanim shqiptarëve në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 2 mijë qytetarë bëjnë testin e COVID, radhë të gjata në këtë pikë doganore

Gjatë 24 orëve të fundi mbi 2 mijë qytetarë kanë bërë testin e COVID në pikën kufitare të Kakavijës. Qeveria greke po "skanon" çdo shqiptar që futet në tokën helene.
Featured image of article: Skanim shqiptarëve në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 2 mijë qytetarë bëjnë testin e COVID, radhë të gjata në këtë pikë doganore Foto nga pika kufitare

GJIROKASTËR- Skanim shqiptarëve në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit rreth dy mijë qytetarë nga Shqipëria i janë nënshtruar testeve të covid, në pikën kufitare të Kakavijës. Mostrat janë marrë nga ekipet shëndetësore të qeverisë greke, Grupet Mobile të EODY. Sipas qeverisë greke, njësitë EODY do të jenë në Kakavijë çdo ditë, për të kryer inspektimet e kërkuara.

Në fakt, ky proces ka shkaktuar radhë të pafundme në pikën e kufirit me Greqinë, ku emigrantët kanë qëndruar aty me orë të tëra.

Po kështu, nga 16 gushti, të gjithë qytetarët që hyjnë në Greqi nga Shqipëria do futen në një karantinë shtatë-ditore. Ky vendim ka ardhur pasi shteti shqiptar është klasifikuar si një vend jo i sigurt, sa i përket koronavirusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, në Shqipëri nga dita në ditë rritet ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve.  Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar dhe 139 raste të reja me COVID dhe kanë humbur jetën 6 pacientë. Po ashtu edhe rastet e shtruara në spital janë shtuar dhe rastët aktive janë më shume se 25oo në të gjithë vendin.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment