Aktualitet

S’kanë të ndalur flakët në vend! Zjarr edhe në varrezat e Shtiqenit në Kukës, zjarrfikëset në punë për ta shuar

Nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë shkuar në terren dhe po punojnë për shuarjen e tij.

KUKËS– Nuk kanë të ndalur zjarret në vend. Një vatër e re është aktivizuar edhe në Kukës, në varrezat e fshatit Shtiqen.

Nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë shkuar në terren dhe po punojnë për shuarjen e tij.

Shqipëria prej ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve. Në Rubik, në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë, kodrat e fshatit Hurmovë në Gjirokastër dhe në pyllin e Semanit situata është e vështirë pasi edhe me ndërhyrjet e forcave zjarrfikësvem, vatrat nuk janë shuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dje, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave, Haki Çako tha se shumë prej zjarreve ishin të qëllimshme dhe se Bashkitë duhet të “investoheshin” të parat për shuarjen e tyre.


LAJMI KRYESOR: Flakët vijojnë të ‘përpijnë’ prej ditësh kurorat e gjelbra të Shqipërisë, ende asnjë ndihmë nga ajri. Braçe “gjen” fajtorët

(k.m./dosj.al)

Shto Koment