
TIRANË– Analisti Baton Haxhiu është përplasur me pedagogun Artan Hoxha teksa diskutonin për protestën e kontrollorëve.
Të ftuar në “Open”, teksa diskutonin për këtë protestë, Hoxha tha se kontrollorët kanë shumë stres për punën që bëjnë.
Ndërsa Haxhiu tha se kontrollorët nuk kanë më shumë stres se ai.
Pjesë nga biseda:
Baton Haxhiu: Kush jeni ju more, kush jeni ju që ndaloni njerëzit të fluturojnë more? Kush jeni ju? Kush jeni ju të vendosni këtë, është sikur dogana të mbetet pa doganierë pa policë
Artan Hoxha: Grevë ndoshta bëjnë edhe policët
Baton Haxhiu: Grevë le të bëjnë po jo të lënë vendin e punës
Artan Hoxha: Tha që nga qershori nuk ua ka fishkëllyer njeri.
Grevë le të bëjnë more
Artan Hoxha: Por ti nuk e di se ata bëjnë një punë që kanë një stress që ne nuk na e merr mendja
Baton Haxhiu: Çfarë stresi kanë ata more
Artan Hoxha: Si çfarë stresi
Baton Haxhiu: Kanë stres më shumë se unë ata kështu?
Artan Hoxha: Po çfarë stresi ke ti more? Ata një gabim të bëjnë përfundojnë në burg dhe nuk dalin më për gjithë jetën. Kanë një vit, plasin një ditë.
Baton Haxhiu: Çfarë do plasi more? Çfarë do plasi me 2 mijë euro rrogë
Artan Hoxha: Si nuk plas or ti, se njerëz janë
(f.m/dosja.al)