Aktualitet

‘S’kanë asnjë vlerë’/ Mjeku Alimehmeti bën THIRRJEN: Të hiqen masat e panevojshme! “Problemi” me orën policore dhe maskat në rrugë

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti se ora policore nuk ka pasur ndonjëherë kuptim sepse arsyeja nuk ka qenë koha e lëvizjes, por arsye ka qenë vendet ku grumbulloheshin njerëzit që do të thotë lokale dhe restorante.
Featured image of article: ‘S’kanë asnjë vlerë’/ Mjeku Alimehmeti bën THIRRJEN: Të hiqen masat e panevojshme! “Problemi” me orën policore dhe maskat në rrugë Ilir Alimehmeti

Gjatë 2 javëve të fundit në vendin tonë, është vënë re një ulje e theksuar e incidencës së infektimeve dhe fataliteteve, e kjo ka bërë që Komiteti Teknik i Ekspertëve të vijojë me lehtësimin e masave kufizuese për përhapjen e Covid-19.

Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha në mbledhjen e fundit se përqindja e pozitivitetit ka arritur nën 5%. Diçka që sipas ekspertes nuk ka ndodhur më parë në vendin tonë. Por a ka kuptim që masa e orës policore dhe e maskave në rrugë të vijojë?

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, i tha Gazetasi.al se ora policore nuk ka pasur ndonjëherë kuptim sepse arsyeja nuk ka qenë koha e lëvizjes, por arsye ka qenë vendet ku grumbulloheshin njerëzit që do të thotë lokale dhe restorante.

“Nëse hipotetikisht lokalet dhe restorantet do ishin mbajtur mbyllur nuk do kishe asnjë problem dhe nuk do kishte orë policore sepse njerëzit nuk kanë ku mblidhen. Ora policore nuk ka asnjë vlerë”, ka shpjeguar mjeku.

Ndërkaq shifrat na kanë treguar se kjo masë nuk ka asnjë efekt të uljes së infeksioneve dhe fataliteteve. Vetëm dje kishim 57 infektime dhe 1 vdekje, shifra këto deri diku të ngjashme, kur Shqipëria ishte nën izolim total përpara një viti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sigurisht që një tjetër efekt të rënies së numrave të infeksionit dhe fataliteteve vjen edhe nga vaksinimi i popullatës duke vijuar me kategori të ndryshme, ku për disa prej tyre ka përfunduar totalisht vaksinimin.

Mjeku Alimehmeti shikon si të panevojshme edhe mbajtjen e maskës në ambiente të jashtme.

“Brenda është tjetër diskutim, sidomos në zyra duhen mbajtur. Gjithashtu duhet të marrim parasysh se kush është vaksinuar plotësisht dhe kush e ka kaluar infeksionin nuk ka një arsyetim mjekësore të mbajë maska, të ruaj distancën e të tjerat. Se ky është parimi i imunitetit kolektiv që të kthehesh tek normaliteti,”-shton Alimehmeti.

Mjeku shton gjithashtu se tashmë duhet të kemi masa më elegante dhe të lokalizuara sepse nuk ka kuptim që të vendosim masa për të gjithë kombin. Mjeku epidemiolog edhe më parë ka njoftuar se nëse ka zona të caktuara ku shihet një vatër epidemiologjike e fortë dhe vërehet që ka të bëjë me baret dhe restorantet,vlen që vetëm në atë zonë të mbyllen këto aktivitete.

Marrë nga GazetaSi

Shto Koment