Showbiz

‘Skandaloze, shkoi në Durrës për plazh’/ Filluan kunjat, Arbana Osmani nuk ia përton Aulona Mustës, ia ngul thumbin: Sa xheloze të ka bërë karantina… Ndërhyn edhe Xhemi

Moderatorja Arbana Osmani ka postuar një foto të vjetër të saj në ashensorin e punës, duke i pyetur ndjekësit se çfarë u mungonte më shumë nga jeta e përditshme.
Featured image of article: ‘Skandaloze, shkoi në Durrës për plazh’/ Filluan kunjat, Arbana Osmani nuk ia përton Aulona Mustës, ia ngul thumbin: Sa xheloze të ka bërë karantina… Ndërhyn edhe Xhemi Arbana Osmani dhe Aulona Musta

TIRANË– Pikërisht kur mendonimin se karantina do të nxirrte anën më të mirë të personazheve më të njohura shqiptare, ma është provuar e kundërta. Ngacmimet dhe thumbat në distancë kanë nisur edhe pse nuk janë përmendur emra.

Moderatorja Arbana Osmani ka postuar një foto të vjetër të saj në ashensorin e punës, duke i pyetur ndjekësit se çfarë u mungonte më shumë nga jeta e përditshme.
Sigurisht që nuk kishte si mungonte komenti i mikeshës së saj më të mirë, Xhemi Shehut, e cila e ‘kritikoi’ për veshjen e saj, duke marrë parasysh që po shkonte në punë. Dhe sigurisht që Arbana ka gjetur rastin që të thumbojë me atë rast edhe moderatoren tjetër, Aulona Mustën, e cila e kritikoi për sjelljen gjatë karantinës.

Postimi i Arbana Osmanit

KOMENTET:
Arbana Osmani: Më mungon të shkoj në punë dhe të bëj fotot më idiote në ashensorin më të ngadaltë në botë. Çfarë iu mungon më shumë juve? Shumë dashuri

Xhemi Shehu: Ti qofsh që shkon në punë me shalë jashtë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arbana Osmani: Apapap sa xheloze të ka bërë karantina ty edhe disa

Ditën e sotme, gjatë një video-live, Aulona Musta u shpreh tejet e zhgënjyer që Arbana kishte dalë për të shijuar fundjavën në plazhin e Durrësit, ndërsa ndjekësit e saj i këshillonte që të mos dilnin nga shtëpia. Megjithatë asnjë prej dy moderatoreve nuk ka përmendur emër, tashmë është shumë e qartë që thumbat po gjuhen nga të dyja palët.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment