Aktualitet

Skandali tek Shefqet Ndroqi/ Rakacolli: COVID-2 u riorganizua, janë shkarkuar kryeinfermierët

Rakacolli është shprehur se aktori Ermal Mamaqi ëhstë gjobitur ndërsa përsa i përket rrastit të Ministres Elisa Spiropali, ku ka thënë se do të merren masat ashtu si parashikohet. 
Featured image of article: Skandali tek Shefqet Ndroqi/ Rakacolli: COVID-2 u riorganizua, janë shkarkuar kryeinfermierët Mira Rakacolli

TIRANË- Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka thënë se pas se pas denoncimit të rastit të Tires e cila kishte marrë 8 milionë lekë nga një i afërm i pacientit në  Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” ka marrë masa për organizimin e brendshëm, por megjithatë ajo nuk ka dhënë detaje të tjera. Zv. ministrja e ftuar në abcnews  ka thënë se janë shkarkuar kryeinfermierë si dhe janë dhënë vërejtje për të tjerë.  Ajo ka folur edhe në lidhje me perosnat publikë që kanë shkelur masat kundër Covid-19.

Rakacolli është shprehur se aktori Ermal Mamaqi është gjobitur ndërsa përsa i përket rrastit të Ministres Elisa Spiropali, ku ka thënë se do të merren masat ashtu si parashikohet.

PJESË NGA INTERVISTA 

Në lidhje me personat që kanë shkelur masat me grumbullime

Unë e kam sqaruar. Është gjobitur Ermal Mamaqi.

Po Elisa Spiropali?

Merreen masat ashtu si parashikohet

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të mos merremi me emra të përveçëm. Kinematë janë të hapura, nuk mund të gjobitesh që shkon në kinema duke zbatuar rregullat. Të dalësh në mes të rrugës dhe të mbash maskën në gjysëm vetëm nga frika e policisë, çfarë bashkëpunimi është ky.

Sa kohë do të prisni ndërgjegjësimin për të shtrënguar masat?

Ndërgjegjësimi nuk bëhet vetëm nga autoritetet shëndeëtsore. Detyrat nuk mund të thuhen pas 12 muajsh pandemi. Këtu bëhet fjalë për kuptim. Ndërgjegjësimi nga ana e mediave është shkrencë. Ata duhet të përdoren të gjitha. Spoti është pak. Vënia në dukje e fenomeneve duhet të vijë përmes mënyrave.

Rasti i sanitares së Shefqet Ndroqit. Autoritet e konsideruan rast të izoluar. Sot pati arrestime të tjera për një skemë kriminale. Cila është masa që do të merrni ju?

Ka pasur distancim që në fillim. MSH është shprehur që në fillim. Në momentin kur doli fenomeni MSH bëri distancimi. Dhe “Shefqet Ndroqi” po ashtu dhe mori edhe masa për organizimin e brendshëm. Ka marrë edhe masa që do të bëhen publike. Është bërë analiza.

 Janë shkarkuar kryeinfermierë. Janë dhënë vërejtje për të tjerë. Fenomeni i korrupsionit. Parandalimi i tij është vënë në vëmendje. Vazhdimisht bëhen kontrolle dhe bëhen gjëra. Asgjë nuk është perfekte. Në çdo pyll gjen një dru të shtrembër. Thirrja për denoncime është një gjë që ka dhënë efekt. Ka një ndryshim në fenomenin e korrupsionit ndër vite.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment