Aktualitet

SKANDALI/ Si e fshehu Policia aksidentin e “Shqiponjave” tek Komuna e Parisit, motori i Patrullës hyri me të kuqe dhe u përplas me makinën

  • Pamje të rënda, motori i ‘Shqiponjave’ hyn me të kuqe te Komuna e Parisit dhe përplaset me makinën
  • Dëshmitarë i rrëfyen Dosja.al sesi motori hyri me të kuqe dhe më pas u përplas me një makinë që ishte duke ecur në korsinë që kishte marrë drejtimin. Ngjarja ka ndodhur pak metra pasi kalon kryqëzimin tek Komuna e Parisit. 
    Featured image of article: SKANDALI/ Si e fshehu Policia aksidentin e “Shqiponjave” tek Komuna e Parisit, motori i Patrullës hyri me të kuqe dhe u përplas me makinën Foto ilustruese

    TIRANË- Një aksident i Forcave Shqiponjave që ka ndodhur të dielën mbrëma në kryeqytet, ka kaluar pa u raportuar nga Policia e Shtetit. Dosja.al ka mësuar se aksidenti ka ndodhur pas një manovre të rrezikshme të motorit të Shqiponjave, që ka hyrë pa respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Kur janë efektivët e Policisë ata që ndalojnë qytetarët për shkeljen e Kodit Rrugor dhe atij Penal, ky është rasti ku ka ndodhur e kundërta.

    Dëshmitarë i rrëfyen Dosja.al sesi motori hyri me të kuqe dhe më pas u përplas me një makinë që ishte duke ecur në korsinë që kishte marrë drejtimin. Ngjarja ka ndodhur pak metra pasi kalon kryqëzimin tek Komuna e Parisit. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Për pasojë, 2 efektivët e Policisë janë në spital, njëri prej tyre me fraktura më të rënda, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. 

    Por përtej ngjarjes, ajo që e bën edhe më të rëndë rastin është fshehja që Policia e Shtetit i ka bërë aksidentit. Në asnjë nga komunikatat e përditshme të Policisë nuk është raportuar aksidenti, masat e ndjekura dhe nëse ka patur një vullnet për të gjetur fajtorët e përplasjes. Pse Policia i kurseu efektivët e vet në raport me qytetarët e thjeshtë?/Dosja.al

    Shto Koment