Factcheck

SKANDALI/ Si e anuloi Rama takimin me Presidentin e Maqedonisë së Veriut 30 minuta para nisjes

Kjo deklaratë e deputetes demorkate dhe pse nuk u dëgjua nga Rama, rezulton e vërtetë. Sipas axhendës të bërë publike javën e shkuar, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, kishte planfikuar një takim me Ilir Metën, Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin.
Featured image of article: SKANDALI/ Si e anuloi Rama takimin me Presidentin e Maqedonisë së Veriut 30 minuta para nisjes Edi Rama dhe Stevo Pendarovski

TIRANË- Një deklaratë e deputetes Rudina Hajdari ka shkaktuar debate. Deputetja opozitare nga foltorja e Kuvendit, i ka kërkuar shpjegime kryeministrit Edi Rama, pse ky i fundit kishte anuluar takimin me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Më lejoni të them dy fjalë, para se të vazhdoj me fjalën time. Është për të të ardhur trup që Rama anuloi vizitën me presidentin e Maqedonisë. Ky është një trup. Ky anulim takimi ishte një shfaqje e shëmtuar, ai e anuloi 30 minuta para se të zhvillohej”, u shpreh Hajdari.Por fjalët e deputetes shkuan në vesh të shurdhët, pasi Edi Rama nuk ndodhej në seancë, por në një takim qindra metra nga salla e Kuvendit.

Kjo deklaratë e deputetes demorkate dhe pse nuk u dëgjua nga Rama, rezulton e vërtetë. Sipas axhendës të bërë publike javën e shkuar, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, kishte planfikuar një takim me Ilir Metën, Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin.

Takimi i Pendarovskit me Metën

Takimi i parë dhe i tretë u zhvillua, ndërsa takimi me Ramën jo. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka qenë Rama ai që ka anuluar takimin, pasi ka shkuar në Fier dhe Roskovec për të inauguruar disa punime të qeverisë.

Ndërkohë për këtë skandal ka reaguar dhe zyra e shtypit të Presidentit të Maqedonisë së Veriut, e cila për Fax News ka thënë se anulimi është bërë me marrëveshje, pasi Rama ka pasur probleme shëndetësore dhe i ka kërkuar falje Pendarovskit.

“Takimi u anulua me një marrëveshje të ndërsjellë midis protokolleve të dy zyrave, Kryeministri Rama dhe Presidenti Pendarovski. Arsyeja ishte se për shkak të çështjeve shëndetësore ajo u anulua dhe kryeministri Rama foli personalisht me Presidentin Pendarovski për të kërkuar falje që nuk mund të takohej. Ky është komenti ynë. Nuk kam detaje të mëtejshme.”- thuhet nër përgjigjen e zyrës së shtypit për Fax News.

Por edhe pse Presidentit të Maqedonisë së Veriut, i është thënë që Kryeminsitri ka qenë sëmurë, ky i fundit atë ditë ka zhvilluar disa takime në në Fier e Roskovec. Kjo gjë vërtetohet dhe nga postimet e kreut të qeverisë në Facebook, ku ka treguar më anë të fotove e të videove punimet e qeverisë.

 

 

 

 

 

Në një postim të datës 26 që mban orën 12:00 Rama ka qenë në Roskovec dhe shkruan: DREJT PËRFUNDIMIT NJË TJETËR TRANSFORMIM rrënjësor, aty ku falë Rilindjes Urbane në vend të një territori ku mbretëronin plehrat dhe shëmtia, po shfaqet e plotë zona e re e qytetit të Roskovecit, si një hapësirë zhvillimi ekonomik e social dhe shërbimesh dinjitoze për qytetarët. #Shqipëriaqëduam🇦🇱️.

Po atë ditë në Tiranë zhvillohej dhe Konferenca e Paqes, ku i ftuar ishte dhe Edi Rama, por ai nuk shkoi. Siç shihet dhe nga foto, në panelin ku duhet të ishte kreu i qeverisë është Ministrja Elisa Spiropali.

Spiropali në takimin ku duhej të ishte Rama

Ende nuk dihet arsyeja e anulimit të takimit të Ramës me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, por fakti është që takimi është anuluar. Rama në dy takime ka shmangur Pendarovskin, i cili ka qenë kritik me BE-në dhe ka thënë që vendi i tij është penguar nga Shqipëria në rrugën drejt Evropës.

Në një deklaratë para disa javëve kreu i shtetit të Maqedonisë së Veritu ka thënë se vendi i tij u penalizua, pasi nuk u nda nga Shqipëria dhe nuk arriti që të merrte që ‘Po’ nga KE për negociatat.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment