Sport

Skandali rezulton fatal, shpërbërja e bordit të Barcelonës nis me krahun e djathtë të Bartomeut

Skandali i fundit i zbuluar për Bartomeun mbi pagesat e dyshimta për kompaninë “I3 Ventures” duket se do të jenë fatale për presidentin e klubit katalanas
Featured image of article: Skandali rezulton fatal, shpërbërja e bordit të Barcelonës nis me krahun e djathtë të Bartomeut Presidenti Bartomeu

Presidenti i Barcelonës, Josip Maria Bartomeu, po kalon ditët më të vështira në bordin drejtues të klubit katalanas. Një pjesë e këtij bordi ka kërkuar dorëheqjen e tij dhe kjo për arsye të ndryshme.

Para shkarkimit të tij Bartomeut, fillimisht është marrë një tjetër vendim, teksa është pezulluar krahu i djathtë i presidentit, Jaume Masferrer.

Skandali i fundit i zbuluar për Bartomeun mbi pagesat e dyshimta për kompaninë “I3 Ventures” duket se do të jenë fatal për presidentin e klubit katalanas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai ka investuar prej vitesh për të prishur imazhin e figurave si Leo Messi, Gerard Pique, Xavi Hernandez, Pep Guardiola dhe Joan Laporta (ish-presidenti i Barcelonës) duke përhapur lajme të rreme në rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe Instagram.

Takimi i drejtuesve u zhvillua në një restorant dhe raportohet se ka patur diskutime të ashpra ndërmjet anëtarëve të bordit. Në ditët në vijim priten zhvillime të tjera.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment