Virale

Skandali/ Rama përdor logon e Bastarena për eventet e shtetit, s’shkon dëm investimi i Olsi Ramës

Fondet e nismës do të sigurohen nga kompanitë që do të japin 2% të dividentit të tyre, para që sipas Ramës do të shkojnë për të varfrit.
Featured image of article: Skandali/ Rama përdor logon e Bastarena për eventet e shtetit, s’shkon dëm investimi i Olsi Ramës Edi dhe Olsi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë ditëve të fundit ka promovuar nismën e tij të quajtur “Shqipëria Solidare”. 

Fondet e nismës do të sigurohen nga kompanitë që do të japin 2% të dividentit të tyre, para që sipas Ramës do të shkojnë për të varfrit.

Duket se Rama ka pasur kohë ta mendojë mirë nismën, aq sa edhe i ka vendosur edhe një logo, ato të dy duarve që kapen bashkë. 

 

Logoja e ‘Shqipëria Solidare’

Por nëse e shohim për një kohë të gjatë logon, na duket si e parë diku. Në fakt logoja ka qënë prezente kudo si identifikuesja e kompanisë “Bast Arena.”

Që në krijimin e kësaj kompanie është përfolur se ka qënë në pronësi të vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës. 

Kjo gjë ngre një pyetje të ngjashme me veza-pulën apo pula-vezën? A ishte kryeministri ai që e dizenjoi logon për kompaninë e të vëllait, marrë parasysh se diçka të tillë e ka bërë më parë më fanellat e Kombëtares, apo pas mbylljes së basteve Olsi ia ka thënë hua simbolin të vëllait?

(k.m/dosja.al)

Shto Koment