Politike

“Po na rrahin”, Berisha bën denoncimin: Dhunohen gardianët në burgun e Peqinit

Gardiani shkruan se pas rrahjes së 4 policëve nga të burgosurit e atyshëm, asnjë masë nuk u mor për t’u mbrojtur jetën dhe asnjë ndëshkim nuk iu dha, dhunuesve.
Featured image of article: “Po na rrahin”, Berisha bën denoncimin: Dhunohen gardianët në burgun e Peqinit Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij, në rrjete sociale, ku shkruan se 4 gardianë burgu janë rrahur nga të burgosurit. 

Ngjarja ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe sipas Berishës, mesazhi i ka ardhur nga një tjetër gardian po në këtë burg.

Postimi i plotë i Sali Berishës

Miqte e qeveritareve ne burgje terrorizojne personelin!

Qeveria nuk paguan punonjesve rrogat per oret e punes.

Pershendetje z: S.B
Dua te bej nje denoncim sepse zerin tone nuk e degjon njeri te pakten te lutem ngrije ti zerin tone ne kuvend. Jam nje punonjes policie ne policine e burgjeve ose me sakt ne burgun e sigurise se larte ne peqin,denocimi juaj pak dit me pare ne kuvend esht teper i sakte sepse per nje muaj ne kete burg jan rrahur 4 punonjes policie jan grushtuar dhe jan degjeneruar,rasti i fundit kur u rrah nje punonjes policie esht sot me dt 05.02.2019 edhe shteti nuk ka mare asnje mase per sigurine tone ndjehemi te harruar te frikesuar dhe nuk kemi siguri per jeten sepse krimi ka me shume mbeshtetje nga larte se ne qe perfaqesojme shtetin,mir qe rrogat nuk na i japin po punojm nga 3-4 dit teper cdo muaj edhe nuk na paguajn por tani edhe po na grushtojn te denuarit edhe shteti nuk do tja dije per ne. te lutem ngrije zerin per ne sepse kemi frik te flasim,kto qe po them jan te gjitha te verifikueshme. Respekte.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment