AktualitetFactcheck

Skandali në Lundër/ U dhunua nga prindi, mësuesja shtatzënë: M’u errën sytë dhe humba ndjenjat. Më kanë mbajtur me ujë dhe sheqer (VD)

Hyjrie Gjyla me një përvojë 32-vjeçare tregon se është ndjerë e turpëruar kur është vënë përpara gjesteve të zotit Xixi. Ajo shprehet se babai i njërit prej fëmijëve e ka shtyrë dhe I ka thënë të largohej pasi dontë të fliste me drejtoreshën. Kurse mësuesja shtatzënë rrfen për Dosja.al se nuk mban mend shumë gjëra, pasi siç tregon ajo ‘i janë errur sytë’ dhe ka humbur ndjenjat.
Përditësuar:

TIRANË– Ndërkohë pas rrëfimit të drejtoreshës së shkollës “Lundër” në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e 25 prillit, dy mësueset që janë shtyrë dhe dhunuar nga babai i njërit prej fëmijëve që frekuenton parashkollorin, Bardh Xixi, kanë treguar versionin e tyre.

Hyjrie Gjyla me një përvojë 32-vjeçare tregon për Dosja.al se është ndjerë e turpëruar kur është vënë përpara gjesteve të zotit Xixi. Ajo shprehet se babai i njërit prej fëmijëve e ka shtyrë dhe i ka thënë të largohej pasi donte të fliste me drejtoreshën.

Pavarësisht tentativave të mësueses Gjyla për ta qetësuar, zotëria ka vijuar të ishte akoma edhe më i irrituar.

Unë isha në klasën time. Sapo kishte mbaruar mësimi. Dëgjova një zhurmë dhe dola për të parë se çfarë kishte. U mundova të flas si njeri me zotin Bardhi Xixi, por më shtyu. Më tha “zhduku most ë shikoj këtu, nuk kam punë me ty, dua të flas me drejtoreshën”.

U mundova ta sqaroj, se mos kishte ndonjë problem me fëmijën, mos ishte vrarë, por jo. Fëmijën e kishte përdore dhe po qante. Nuk më ka ndodhur kurrë ky rast i tillë. Nuk kemi pasur asnjë lloj problem të tillë me asnjë prind. Skenat u panë edhe nga nxënësit e tjerë. Më pas u largova sepse më erdhi shumë turp. Nxënësit filluan të qanin, por u mundova t’i qetësoj. Nuk i lashë të dilnin, që të mos shikonin skenën. Personi është në gjendje të lirë, fëmija vjen rregullisht. Nuk kemi patur asnjë problem me fëmijën. Ndjehem e rrezikuar pasi jemi familjarë dhe problem mund të shkojë edhe më tej. Ehde nëse ne do të kishim gabuar, sepse njerëz jemi, nuk besoj se duhej trajtuar një mësuese në atë lloj forme,”– tregon mësuesja e klasës së dytë, Hyjrie Gjyla.

Kurse mësuesja shtatzënë Ersuela Kërçuku, rrëfen për Dosja.al se nuk mban mend shumë gjëra, pasi siç tregon ajo ‘i janë errur sytë’ dhe ka humbur ndjenjat.

“Unë atë javë kam qenë mësuese dëzhurn. Po mblidhja regjistrat e ciklit fillor dhe duke dalë dëgjova zhurma. Ishte detyra ime të afrohesha. I thashë ‘çfarë ke hajde të flasim bashkë sepse jam mësuese dëzhurn’. Drejtoresha më tha largohu ti.

Në momentin që unë po largohesha, dëgjova të qëlluara dhe nuk e mbajta më veten. E kappa nga krahu dhe më pasi më shtyu. Më përplasi pas muri dhe unë nuk mbaj më mend gjë. Mu errën sytë dhe humba ndjenjat. Pas çerek ore kam marrë vesh se çfarë kishte ndodhur. Më kapi ankthi më merrej fryma dhe nuk mbaj mend detaje të tjera. Më kanë mbajtur koleget e mia me ujë me sheqer,”– tregon mësuesja shtatzënë.

Ngjarja e rëndë e 25-prillit, u denoncua fillimisht nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një status në rrjetet sociale, Berisha shkruante se Bardhi Xixi, sipas kryeminisitrit i njohur nw zonë si eksponent i Partisë Socialiste ka terrorizuar shkollën Lundër duke dhunuar drejtoreshën dhe dy mësuese. Njëra prej tyre, shtatzënë.

(f.m & A.S/dosja.al)

Shto Koment