Aktualitet

Skandali në Lundër/ U dhuna nga prindi, drejtoresha e shkollës: Më qëlloi me pëllëmbë dhe më shtyu

TIRANË– Drejtoresha e shkollës, Alma Kaziu ka treguar detaje nga ngjarja e 25 prillit kur prindi i një fëmije dhunoi dy mësuese dhe vetë atë. Kaziu tregon për Dosja.al se zotëria Bardhi Xixi e ka qëlluar me shuplakë dhe e ka shtyrë atë.

Drejtoresha e kësaj shkolle thekson më tej se fjalori që përdorej nga prindi në fjalë ishte joetik dhe se ajo kishte ndërhyrë për të mbrojtur njërën nga mësuseset që është shtatzënë.

Më datën 25 prill në shkollën tonë erdhi një prind në gjendje të dehur, i cili ka fëmijën në parashkollor këtë vit. Pa fëmijët që po loznin jashtë dhe ju krijua ideja që fëmija im do dëmtohet, ju duk sikur fëmija e tij ishte i pambrojtur.

Ishte ora 12 pa çerek, në orën e pestë të mësimit. Ai hyri lirshëm pasi ishte ora që prindërit vijnë dhe marrin fëmijët.

Jashtë ishin dy mësuese dhe njëra prej tyre është shtatzënë. Zotëria, Bardh Xixi, shtyu atë që nuk është shtatzënë dhe unë për të evituar që të shtynte edhe tjetrën ndërhyra. Normalisht përveçse jam mësuese, jam edhe përgjegjëse e institucionit.

Ai i njeh të dyja mësueset, pasi njërën e ka edhe bashkëfshatare.

Ai bërtiste dhe fliste me një fjalor joetik. Gjithsej jemi përfshirë 5 persona, 4 mësuese dhe unë. Përveç dy mësueseve që u shtynë nga zotëria në fjalë, dy të tjerat ndërhynë për ta qetësuar.

Ne telefonuam të plotëfuqishmin e zonës dhe më pas vijoi proçedura. Aktualisht di që autori është në gjendje të lirë. Di që çështja i ka kaluar prokurorisë.

Unë u bëra 13 vite që punoj këtu dhe ky është një komunitet i mirë,”- shprehet Alma Kaziu drejtoresha e shkollës “Lundër”.

Ngjarja e rëndë e 25-prillit, u denoncua fillimisht nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një status në rrjetet sociale, Berisha shkruante se Bardhi Xixi, sipas kryeminisitrit i njohur nw zonë si eksponent i Partisë Socialiste ka terrorizuar shkollën Lundër duke dhunuar drejtoreshën dhe dy mësuese. Njëra prej tyre, shtatzënë.

(f.m & A.S/dosja.al)

Shto Koment