LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali me të dhënat personale, VOA: SPAK u kërkon gazetarëve të Lapsi.al burimin për lajmet mbi databazën e PS

20 Prill 2021, 06:51 Nga DOSJA
Skandali me të dhënat personale, VOA: SPAK u kërkon

TIRANË– Në Tiranë, oficerë të policisë gjyqësore shkuan sot (dje_ në zyrat e gazetarëve të redaksisë Lapsi.al dhe kërkuan të sekuestronin gjithë pajisjet e punës dhe databazën e të dhënave personale, që sipas redaktorëve, mund të jenë siguruar prej Partisë Socialiste në mënyrë të paligjshme dhe po përdoren për fushatë zgjedhore.

Gazetarët nuk dorëzuan materialet, duke thënë se po mbrojnë burimin e tyre të informacionit, ndërsa PS ka hedhur poshtë njoftimet se ajo po përdor këtë databazë. Gjyqtarja Iliriana Olldashi kish firmosur një vendim, që të sekuestrohet cdo material që është në përdorim nga lapsi.al. me këtë vendim në dorë, policia gjyqësore shkoi në zyrat e redaksisë Lapsi.al, për të marrë pajisjet e punës dhe databazën e të dhënave personale të gjithë votuesve të kryeqytetit.

Sipas gazetarëve të Lapsi.al, databaza mund të jetë siguruar nga Partia Socialiste dhe po përdoret për fushatë zgjedhore. Ata nuk i dorëzuan materialet dhe as burimin e tyre të informacionit. Gazetari Armand Shkullaku thotë se ky është një vendim ekstrem, i paparë as në periudhat më të vështira të shtypit në Shqipëri.

“Ne nuk mund të punojmë në redaksinë tonë. Ne përsëri refuzuam oficerëve të policisë gjyqësore të hyjnë në zyrat tona. U thamë: nëse duan të hyjnë në zyrat tona, të shkojnë e t’i shpërthejnë. Ne vet nuk dorëzojmë materiale, sepse e quajmë këtë një dhunim të lirisë së shprehjes. I kërkuam dy ditë kohë të konsultohemi edhe ne me avokatët tanë. Vendimi i gjyqtares na duket i tepruar, sepse duket më tepër i motivuar nga urdhër nga lart se sa nga një hetim i vërtetë nga poshtë. Besojmë që në këtë rast prokuroria nuk po përdoret për qëllimin për të cilin është krijuar, po ashtu edhe Gjykata Speciale”, tha zoti Shkullaku.

Gazetari i njohur Armand Shkullaku, me një përvojë 30 vjeçare në publicistikë, thotë se skandali qëndron te fakti se në vendimin e gjyqtares kërkohet ndër të tjera të tregohet edhe burimi i informacionit, por kjo nuk është e domosdoshme për zbardhjen e çështjes, sepse tani materialin e ka gjithë Shqipëria.

Hetimi, tha ai, duhet të zbulojë kush po abuzon me të dhënat private të kryeqytetasve, dhe jo se nga e siguruan lajmin gazetarët.

“Nuk kemi parë ende të pyeten nja 200 patronazhistë që u kanë dalë emrat, të cilët mund të thonë fare mirë nga i kanë marrë këto të dhëna dhe për çfarë po i përdorin. Dyshimet janë që po keqpërdoren të dhënat nga serverat e PS-së. Duket se kemi një motivim politik nga pala tjetër dhe ne jemi përgatitur. Ata le ta çojnë deri në fund e të bëjnë çfarë të duan. Ne do t’ç qëndrojmë deri në fund të vërtetës tonë dhe nuk kemi ndërmend që të nënshtrohemi nga çdo lloj presioni” – tha zoti Shkullaku.

Për këtë çështje protestoi sot edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili tha në një konferencë shtypi, se u bënë 7 ditë që i kërkonte prokurorisë të nisë urgjentisht hetimet mbi keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve dhe të bazës së të dhënave shtetërore nga Partia Socialiste.

“I kërkoj Prokurorisë të nisë urgjentisht verifikimet, duke nisur nga Kryeministri në detyrë dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Zotërinj prokurorë; ju gjithashtu duhet të merrni në pyetje të gjithë patronazhistët tuaj, që u janë caktuar personalisht juve dhe ju survejon. Përmes një hetimi pro aktiv, duhet të zbardhet e gjithë e vërteta, që për mua është e zbardhur. Pasi të dhënat personale, jeta private, dhe intime e prokurorëve, gjyqtarëve dhe gjyqtareve, përveç politikanëve, të drejtat dhe interesat e shqiptarëve janë në rrezik madhor” – tha zoti Meta.

Drejtues socialistë kanë mohuar njoftimet se të dhënat që po qarkullojnë të jenë pjesë e informacioneve të tyre. Por në kollonën komente të bazës së të dhënave, të cilat “Zëri i Amerikës” i ka parë, ka përshkrime të ndryshme që lënë të kuptohet haptazi se janë bërë nga persona të angazhuar për Partinë Socialiste. Në një rast, për shembull, për një qytetar, që duket të jetë kryefamiljar, theksohet se “Duan legalizim dhe votojnë për ne” dhe shumë shënime të tjera të ngjashme.

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale voa investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale voa

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni