Politike

Skandali me të dhënat personale në duart e PS, Vojo Bregu: Kjo ngjarje meriton një hetim serioz dhe profesional!

Bregu liston kontrollin, patronazhimin dhe abuzimin me institucionin. Ndër të tjera ai shkruan se kjo ngjarje meriton një hetim serioz dhe profesional, i cili fatkeqësisht për momentin është bërë i pamundur nga kapja e shtetit rilindas.
Featured image of article: Skandali me të dhënat personale në duart e PS, Vojo Bregu: Kjo ngjarje meriton një hetim serioz dhe profesional! Vojo Bregu, koordinatori politik i LSI-së në Vorë

TIRANË– Vojo Bregu, kandidati dhe koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, ka reaguar për skandalin e nxjerrjes së të dhënave që ndodhet në duart e drejtuesve të Partisë Socialiste. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Facebook’, Bregu shkruan se ky vëzhgim masiv krijon tre probleme kryesore me demokracinë dhe marrëdhënien që një shoqëri do të ruajë me shtetin e saj.

Bregu liston kontrollin, patronazhimin dhe abuzimin me institucionin. Ndër të tjera ai shkruan se kjo ngjarje meriton një hetim serioz dhe profesional, i cili fatkeqësisht për momentin është bërë i pamundur nga kapja e shtetit rilindas.

POSTIMI:

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Sistemi i kontrollit, sistemi i patronazhit dhe institucioni. Në bazën e të dhënave (database) të siguruar nga Lapsi.al, e cila funksiononte për shërbim të brendshëm në Partinë Socialiste, pamë se si dokumentoheshin të dhënat personale për çdo votues në qarkun e Tiranës. Në çdo vend normal, ky vëzhgim masiv krijon tre probleme kryesore me demokracinë dhe marrëdhënien që një shoqëri do të ruajë me shtetin e saj.
1 – Kontrolli.Askush nuk mund të thotë se nga i mori Partia Socialiste të dhënat mbi votën individuale në 2013-ën ose 2017-ën. Nga qendrat e votimit apo nga rrjeti informativ partiak i “patronazhistëve”?Një kategorizim i tillë i njerëzve që kanë votuar të paktën një herë minon seriozisht besimin e qytetarit tek fshehtësia e votës apo liria e mendimit. Për më tepër, duke qenë se partia-shtet ka në dorë gjithë institucionet ky fakt krijon dyshime serioze mbi presionin mbi administratën dhe deformimin e votës.
2 – Patronazhimi.Është hera e dytë që e hasim këtë fjalë. Më parë e kemi lexuar tek një memo e brendshme e PS-së, e rrjedhur në media, e cila me pafytyrësi kërkonte shkrirjen e LSI-së. Nuk e dimë çfarë nënkuptonte Rama me këtë shkrirje, agresionin institucional apo dëshirën e tij perverse për pushtet vetjak?Këta të ashtuquajtur patronazhistë, në kushtet ku jetojmë, nuk kane kurrfarë funksioni politik perveçse presionin e jashtëligjshëm ose blerjen e votuesve të partive të tjera me favore që burojnë drejtpërdrejt nga pushteti.Në një shoqëri normale, një figurë e tillë e sekserit politik do ngrinte shumë pikëpyetje.
3 – Abuzimi me institucionin.Nga Lapsi.al por edhe nga eksponentë të PD-së u hodh ideja se të dhënat ishin marrë nga portali E-Albania. Kjo do ishte një shkelje e rëndë e neneve 121 dhe 122 mbi privatësinë, si dhe përdorim grotesk i një portali të propaganduar si histori suksesi, për të mbledhur vota.Jemi ballafaquar me histori të tilla nga bota ku publiku vëzhgohet me pretekstin e luftës ndaj terrorizmit dhe kriminalitetit. Nga aktivistë si Snowden është argumentuar se liritë personale po dhunohen në emër të sigurisë kombëtare dhe kontrolli shtetëror po bëhet total.Mirëpo përdorimi i të dhënave personale në funksion të partisë tejkalon çdo imagjinatë apo arsyetim juridik. Është treguesi i radhës mbi karakterin qesharak të Rilindjes si Parti-Shtet.Kjo ngjarje meriton një hetim serioz dhe profesional, i cili fatkeqësisht për momentin është bërë i pamundur nga kapja e shtetit rilindas.LSI siguron të gjithë qytetarët që kjo marrëzi e autokratit të dështuar të Ballkanit do të marrë fund pas 25 Prillit, dhe shteti do rikthehet në shina të normalitetit kushtetues.

Skandali është zbuluar ditën e djeshme nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment