Politike

Skandali me të dhënat personale/ Ditmir Bushati: Ky duhet të jetë shqetësimi nr 1 i qeverisë, të pezullohen drejtuesit derisa të kryhet hetimi

Bushati u shpreh se ky duhet të ishte shqetësimi nr i i qeverisë dhe i zyrtarëve pasi këto të dhëna janë të rëndësishme dhe tepër private.
Featured image of article: Skandali me të dhënat personale/ Ditmir Bushati: Ky duhet të jetë shqetësimi nr 1 i qeverisë, të pezullohen drejtuesit derisa të kryhet hetimi Ditmir Bushati

TIRANË-Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati një një lidhje ‘live’ në Instagram ka komentuar rreth publikimit të të dhënave personale të mbi 900 mijë shqiptarë nëpër media.

Bushati u shpreh se ky duhet të ishte shqetësimi nr i i qeverisë dhe i zyrtarëve pasi këto të dhëna janë të rëndësishme dhe tepër private.

Ai e konsideroi si një çështje tepër të rëndësishme për t’u anashkaluar dhe u shpreh se ai kur ishte pjesë e PS-së ka patur të dhëna në database por jo të dhëna personale që cënonin privatësinë e njerzve.

”Dua të bëj një sqarim, për mua si jurist dhe qytetar, e jo si politikan është e rëndësishme. Në Kushtetutën e 1998 për herë tëp arë është sanksionuar si një nga të drejtat themelore, të drejtat me mbrojtjen e të dhënave personale e trajtimin e tyre. Nga 98 e më pas është plotësuar kuadri ligjor e institucional që e trajton. Edhe për të dhënat sensitive. Ka regjim mbrojtës edhe më të fuqishëm se të dhënat personale.

Edhe si socialist jam disi krenar që ky koncept që ka qenë i panjohur për Shqipërinë është inkorporuar në kushtetutën e 1998, ishte produkt i PS se opozita e asojkohe e bojkotoi.

Duhet të jemi progresistë në vlera, radikalë në sjellje, edhe duhet të jemi reformistë në metodë. Progresistë në vlera sepse si unë që militoj në parti politike të qendrës së majtë, ku hyn trajtimi i të dhënave personale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Radikal në sjellje, ka debat të mëdh, kam lexuar se Prokuroria ka nisur hetimet. Unë do të preferoja, ne të gjithë secilës parti, të ishim të shqetësuar në rast se të dhënat personale kanë dalë në shesh, jo këtu, por portalet e ndryshme. Në këtë pikëpamje më vjen keq që s’ka nisur hetimi administrativ. Nuk vë gishtin cilin institucion e ka fajin. Nuk di që të ketë mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Apo mbledhje të drejtorëve të entëve që merren me këto të dhëna.

Duhet të ishte shqetësimi numër 1 i qeverisë dhe zyrtarëve të qeverisë, të dhënat kanë rëndësi absolute.

Është çështje që ka impakt mbi ekonominë. Mund të penalizojë investimet e huaja dhe praninë ndërkombëtare. Kur shkova në Izrael, e di çfarë më tha ministri aty, sa inxhinier keni apo sa matematicien nxirrni në Shqipëri? Biznesi i të dhënave është biznesi më fitimprurës, lufta nuk bëhet me armë por me të dhëna. Gjithkush e di mirë rëndësinë e kësaj. Duke qenë anëtar i NATO nuk mund të mohojmë këtë gjë. Të sqarojmë opinionin për çfarë bëhet fjalë, drejtuesit e institucioneve të pezullohen derisa të kryhet hetimi administrativ i qeverisë. Të jetë hetim i pavarur, më pas nëse i përket drejtësisë le të merret ajo.

Edhe unë kam pasur bazë të dhënash, por jo të dhënash personale. Jo ato që kam parë tek media apo portale të ndryshme. Është çështje shumë e rëndësishme.”– tha Bushati.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment