Politike

Skandali me të dhënat, “justifikohet” Rama: S’i përdorim telefonat t’ju themi hajde voto për ne, por u zgjidhim hallet

VIDEO
Nga Cërriku, kreu i qeverisë Edi Rama bëri një kundër-akuzë përmes ironisë, duke shtuar se nuk i përdor numrat për t'u kërkuar votën por për të zgjidhur problemet që kanë,
Featured image of article: Skandali me të dhënat, “justifikohet” Rama: S’i përdorim telefonat t’ju themi hajde voto për ne, por u zgjidhim hallet Edi Rama

CËRRIK– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas akuzave se ka përdorur të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit. Nga Cërriku, kreu i qeverisë Edi Rama bëri një kundër-akuzë përmes ironisë, duke shtuar se nuk i përdor numrat për t’u kërkuar votën por për të zgjidhur problemet që kanë,

Ndër të tjera deklaroi se qëllimi i krijimit dhe funksionit të E-Albanias është që shteti të jetë në xhepin e qytetarit.


“Kam krijuar E-Albanian që njerëzit të kapërcejnë hallkat e burokracisë. Unë dua që e gjitha marrëdhënia e qytetarit me shtetin të futet në xhep. Nuk i përdorim telefonat për t’ju nxirë jetën juve me kë je hajde voto për ne. Por duam që telefon të funksionojë që ne shteti të ju zgjidhim ju problemet. Kemi bërë shumë dhe do bëjmë shumë dhe nuk do lejojmë që asgjë që ato që kemi ngritur të cenohet,”-tha Rama ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar ditën e djeshme nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment