Politike

Skandali me shembjen e maternitetit të shpallur monument kulture, Rama: Ligji na e lejon, do jetë identik me të vjetrin, do ketë shtesë një fasadë xhami

Rama krahasoi fotot e maternitetit të vjetër, me atë që pritet të bëhet dhe tha se do jetë identik, dhe se do ketë vetëm një shtesë xhami, që vihet rëndom. Për projektin, Rama tha se nuk e ndalon ligji aspak.
Featured image of article: Skandali me shembjen e maternitetit të shpallur monument kulture, Rama: Ligji na e lejon, do jetë identik me të vjetrin, do ketë shtesë një fasadë xhami

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se materniteti i vjetër është shembur sepse ka qenë e dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.

Rama krahasoi fotot e maternitetit të vjetër, me atë që pritet të bëhet dhe tha se do jetë identik, dhe se do ketë vetëm një shtesë xhami, që vihet rëndom. Për projektin, Rama tha se nuk e ndalon ligji aspak.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Ishte D5, domethënë e parikuperueshme. Këto shqepjet janë….ishte D5 niveli i fundit. Meqë më vure atë project, ma kthe pak. Ajo që shikon ti është vetëm përsëritja e strukturës. E kohës së Italisë.

Blendi Fevziu: Jo jo, e Italisë është kjo këtu.

Edi Rama: Jo kjo këtu është e kohës tënde

Blendi Fevziu: Jo, jo ëdhe kjo, e gjitha. Kjo e vitit 1940. E di unë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edi Rama: Fevzi të lutem të flas unë. Shikoje shtesën e projektit të ri. Pra, nëse e shikon projektin e rid he atë ekzistuese është përsëritje e tullave me një shtesë me xham. Kjo gjë bëhet rëndom

Blendi Fevziu: E lejon ligji këtë

Edi Rama: Sigurisht që lifji e lejon patjetër, sepse një monument culture ku ti ndërhyn sepse i ra tërmeti apo koha sjell nevojën për të pasur më shumë hapësirë

Blendi Fevziu: Epo ajo ruhet

Edi Rama: Por si t’ja bëjmë kur e godet tërmeti? Gjurma në variantin e ri rikthehet. Materiali rivendsoet dhe shtohet një tjetër përbërës, për ta bërë maternistetin funksional për këto nevoja. Bashkojmë të shkuarën me të tashmen.

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment