
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me videon që u publikua ditën e djeshme nga emisioni investigativ “STOP” për sanitaren që i mori rreth 8 milion lekë të vjetra vajzës së një pacienteje në “Shefqet Ndroqi.
Spahia në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, thotë se shëndetësia e falas premtuar nga qeveria Rama është një mashtrim. Krahas një video që ka postuar, Spahia ndër të tjera thotë se spitalet janë në ditën më te keqe të tyre.
Postimi i plotë i Bardh Spahisë në Facebook:
Edi Rama është një dështim. Në 8 vjet nuk ka mbajtur asnjë premtim. Shëndetësia falas ishte mashtrim. Qytetarët e dinë se kjo është një qeveri që punon vetëm për vete. Spitalet janë në ditën e tyre më të keqe, pasi për 8 vjet qeveritarët i vodhën paratë për shëndetësinë dhe trefishuan pasurinë e tyre. Vendit i duhet ndryshimi. Qytetarët e duan ndryshimin. Me Lulzim Bashën, PD është gati të ndërtojë një të ardhme më të mirë për shqiptarët.
Sanitarja Tire Alldervishi, e cila i zhvati 8 milionë lekë të vjetra vajzës së një gruaje të infektuar me Covid-19 dhe u shtir si infermiere, është vënë në pranga. Ngjarja e rëndë u denoncua një natë më parë në emisionin ‘Stop”, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga Covid-19. Vajza e një 55-vjeçareje, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, është mashtruar nga sanitarja pasi kjo e fundit i është hequr si infermiere dhe është ofruar që në këmbim të vlerave monetare t’i koronte të ëmën.
(a.k.dosja.al)