Aktualitet

Skandali me indianët, Klosi, Bushati e Gjiknuri të lidhur me të akuzuarit si mashtrues të kalibrit botëror

  • 725 mln $ mashtrim, indianët vënë në ping-pong institucionet
  • U dha shtetësinë shqiptare indianëve mashtruesë, Meta: E kërkoi Klosi
  • Skandali/ Indiani i kërkuar për 725 mln$ mashtrim, në Shqipëri emërohet konsull
  • Blendi Klosi, Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati kanë qenë të lidhur me dy vëllezërit indianë që akuzohen për zhkukjen e 725 milionë dollarëve. Dosja.al mësoi se lidhjet e dy vëllezërve indianë janë të forta me disa eksponentë të PS. Ish-ministri Gjikunri njihet për adhurimin e guruve indiane dhe miqësi me vëllezërit indianë.
    Featured image of article: Skandali me indianët, Klosi, Bushati e Gjiknuri të lidhur me të akuzuarit si mashtrues të kalibrit botëror
    Përditësuar:

    Tiranë- Lajmi kryesor i kësaj jave ka kaluar thuajse në heshtje. Dy vëllezër indianë, të kërkuar ndërkombëtarisht për mashtrim në një vlerë prej 725 milionë dollarë ndodhen në Shqipëri. Po të mos ishte për mediat indiane që transmetuan në anglisht atë çfarë po ndodhte në Shqipërinë e vogël buzë Adriatikut, për këtë ngjarje, as radhitësi i këtyre radhëve me siguri nuk do shkruante.

    Vëllezërit Sandesaara, që mashtruan shtetin indian që prej 2018 ndodhen në Shqipëri. Nuk u fshehën as në mal e as në fshat, por në zemër të Tiranës. Bashkë me kunatin e tyre që u arrestua dje, (lexo këtu), i njohur si arkitekti i skemës gjigante të mashtrimit ato erdhën në Shqipëri dhe ngritën disa zyra tek Liqeni i Thatë që shërbenin si shërbime imobiliare. Indianët u pritën mirë në Shqipëri. Brenda pak muajsh morën shtetësinë, ndërsa njëri prej tyre u ngrit edhe në detyrë. U bë konsull nderi i Nigerisë në Shqipëri.

    Për ta s’dinte gjë njeri derisa autoritetet indiane u vunë në gjurmët e tyre në Shqipëri dhe kërkuan arrestimin e tyre. Prangosja e kunatit të tyre u dha live në televizionet indiane që njoftuan edhe ekstradimin e tij.

    Por si arritën tre mashtruesë të katapultoheshin aq lartë sa të merrnin shtetësinë dhe njëri të merrte titullin konsull nderi?

    Presidenti Ilir Meta ia kaloi stafetën e përgjegjësisë sot ministrisë së Turizimit, e cila edhe në vitin 2018 drejtohej nga ministri i tanishëm, Blendi Klosi.

    “Për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”, ka qenë motivacioni i propozuar nga ministri Klosi për shtetësinë e indianëve mashtruesë në Shqipëri. Sakaq, me nxitim foli edhe ish-ministri Ditmir Bushati, i cili tha se verifikimet janë kryer nga agjencitë ligjzbatuese duke e kaluar topin në një portë pa emër.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Burime për Dosja.al thanë se lidhjet e dy vëllezërve indianë janë të forta me disa eksponentë të PS. Një ndër to është edhe ish-ministri Damian Gjiknuri. I njohur për adhurimin e guruve indiane, Gjiknuri ka miqësi me vëllezërit indianë. Por megjithatë nuk dihet nëse Gjiknuri ka qenë në dijeni të mashtrimit dhe kërkimit të tyre nga shteti indian.

    Skema bëhet edhe më e çuditshme kur argumentet e presidentit dhe ish ministrit thonë se indianët kanë rezultuar pa asnjë problem me ligjin…

    E në situata të tilla ka shumë pyetje pa përgjigje por disa prej tyre janë thelbësore:

    Cila agjenci ligjzbatuese verifikoi për emrat më të kërkuar në Indi, të cilët erdhën në Shqipëri me të njëjtin identitet dhe zbuloi të kundërtën?

    Agjencia në fjalë pse nuk është prononcuar gati një javë pas skandalit?

    A ka vepruar prokuroria me pasuritë e tyre në Shqipëri dhe a është verifikuar burimi i tyre? Nga u shty ministri Blendi Klosi për të kërkuar shtetësinë për dy mashtruesë të kalibrit botëror?

    Shto Koment