Aktualitet

Skandali me gjyqtarin e KPA/ Mashtrimi tek Komisioni i Ligjeve, si ia hodhi sy për sy Vasilika Hysit dhe socialistëve

Daci u denoncua publikisht nga “viktima” e tij. Ishte ish-prokurorja Antoneta Sevdari që akuzoi Dacin se kishte mashtruar institucionet shqiptare
Featured image of article: Skandali me gjyqtarin e KPA/ Mashtrimi tek Komisioni i Ligjeve, si ia hodhi sy për sy Vasilika Hysit dhe socialistëve Trupa e KPA
Përditësuar:

TIRANE– Gjyqtari i shkarkuar sot nga detyra, Luan Daci ka arritur të mashtrojë edhe anëtarët e Komisionit të Ligjeve. I pyetur nga deputetët se pse u largua ai ka thënë se ka qenë vendim i tij personal. i ka thënë se ka punuar si avokat pas vitit 2000.

DEBATI TEK LIGJET: 

Luan Daci: Unë kam ikur me dorëheqje pasi nuk na lejuan të regjistroheshim

Vasilika Hysi: Nga vitit 1997-2000 me cfarë jeni marrë?

Luan Daci: Më ndonjë pune cfarë të kisha mundësi

Vasilika Hysi: Dakord

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Luan Daci: Pastaj ju futa avokatisë, sepse duhet të angazhohesha

Vasilika Hysi: Dakord, sepse në CV kishte një vakum

Luan Daci: Doja t’u angazhohesha në administratë ose me ndonjë rrugë jashtë shtetit. Jashtë shtetit nuk kisha mundësi të shkoja, dhe në vitin 2000 kam marrë licencën e avokativë të cilën ma ka dhënë direkt ministri duke më vlerësuar.

Ditën e sotme, SPAK, (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion), pas disa muajsh hetime ka pezulluar nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Daci ishte pjesë e trupës kolegjiale të Komisionit të Posaçëm të Apelimit që ka për detyrë marrjen e vendimeve përfundimtare për rrëzimin ose jo të vendimeve për gjyqtarët që skanohen në Vetting. Daci u denoncua publikisht nga “viktima” e tij. Ishte ish-prokurorja Antoneta Sevdari që akuzoi Dacin se kishte mashtruar institucionet shqiptare. Siç provoi edhe SPAK, Luan Daci nuk u largua vetë nga sistemi, por sipas dokumenteve zyrtare ai u shkarkua në vitin 1997 për paaftësi në punën e tij.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment