Rajoni

Skandali/ Kryeministri Zaev nuk e kursen fjalorin: Një pederast s’na e rrëzon dot Qeverinë

Zaev tha se ai nuk do të lejojë që disa mafiozë kriminelë, një gazetar, dhe duke i kërkuar falje komunitetit LGBT, një pederast ta rrëzonin qeverinë e tij nga pushteti.
Featured image of article: Skandali/ Kryeministri Zaev nuk e kursen fjalorin: Një pederast s’na e rrëzon dot Qeverinë Zoran Zaev

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Zoran Zaev gjatë një konference për shtyp, duke iu përgjigjur gazetarëve për rastin “Reket” nuk u kursye me fjalorin e tij.

Zaev tha se ai nuk do të lejojë që disa mafiozë kriminelë, një gazetar, dhe duke i kërkuar falje komunitetit LGBT, një pederast ta rrëzonin qeverinë e tij nga pushteti.

Në deklaratën e tij për shtyp, kreu i qeverisë maqedonase theksoi se Qeveria është e vendosur të luftojë deri në fund dhe secili të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh me rastin Reket.

Pak ditë më parë “La Verità” ka publikuar një video dhe disa përgjime, dorëzuar para disa javësh në zyrën e Prokurorisë për krimin e organizuar në Maqedoninë e Veriut nga ana e avokatëve të viktimës, që për herë të parë do të provonte publikisht përfshirjen e Boki 13 në bashkëpunim me prokuroren speciale Katica Janeva.

Akuza është skemë zhvatjeje në dëm të milionerit Kamçev, si edhe përfshirjen e supozuar të politikanëve të lartë maqedonas.

Videoja, e cila është e gjitha në duart e sistemit të drejtësisë maqedonas, tregon përgatitjen e ryshfetit dhe Boki 13 që del bashkë me një koleg nga shtëpia e Kamçevit ndërsa përgjimi ambiental, me datë 20 shkurt 2019, tregon se si showmani i premton vitimës lirimin nga arresti shtëpiak. Liri që i erdhi në ditën e premtuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment