AktualitetFactcheck

Skandali/ Kamera sigurie jashtë funksionit, drejtori në Qipro, grabitja filloi dhe mbaroi tek klientët e së njëjtës kompanie sigurie

Drejtori i kompanisë së sigurisë, Panajotis Fistedis, pikërisht dje nuk ndodhej në Shqipëri, por në Qipro. Shumica e kamerave të sigurisë nuk kanë funksionuar, ndërkohë që vetëm 1 vit më parë, është faturuar 1 milion euro investim për kamerat e sigurisë nga kompania.
Featured image of article: Skandali/ Kamera sigurie jashtë funksionit, drejtori në Qipro, grabitja filloi dhe mbaroi tek klientët e së njëjtës kompanie sigurie Grabitja ne Rinas dhe aeroporti
Përditësuar:

ICTS, kompania që merret me sigurinë e aeroportit, është nën akuzë pas grabitjes të së martës.

Burime për Dosja.al konfirmojnë se shumica e kamerave të sigurisë nuk kanë funksionuar, ndërkohë që vetëm 1 vit më parë, është faturuar 1 milion euro investim për kamerat e sigurisë nga kompania.

A është kjo një rastësi?

Kur nuk punojnë kamerat, makina e patrullës së vendqëndrimit të avionëve duhet të rrijë gjithmonë në perimetrin e sigurisë së lartë, pra në pistën ku nisen avionët, pikërisht aty ky u bë grabitja.

Asnjë makinë sigurie nuk kishte. Tek porta e zjarrfikseve nga hynë grabitësit duhet të kishte siguri maksimale pasi është porta më e afërt me vendqëndimin e avionëve.

Asnjë nga këto masa nuk ishte marrë.

A është kjo rastësi?

Drejtori i kompanisë së sigurisë, Panajotis Fistedis, pikërisht dje nuk ndodhej në Shqipëri, por në Qipro. Ndërkohë që largimet e tij nga detyra duhet të shoqërohen me një protokoll të veçantë.

Ai është pikërisht personi që ka firmosur kontratën me Aeroportin për sigurinë.

A është kjo një rastësi?

ICTS është një kompani që ka disa klientë ne Shqipëri. Si mund ta shihni edhe nga faqja zyrtare e vetë kompanisë, mes klientëve është Aeroporti i Tiranës, Austrian Airlines dhe Tirana Bank.

Kompania ICTS që merret me sigurinë e tre kompanive

Të tre këto subjekte të përfshira në grabitje, të treja ruhen nga e njëjta kompani.

A është kjo rastësi?

Klientët nuk mbarojnë këtu, aty ka klientë si Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti portual i Durrësit. A kanë më siguri këto dy institucione pas kësaj që ndodhi.  Si shpjegohet që ICTS vazhdon kontratat e shtrenjta edhe pas këtyre incidenteve?

Shto Koment