LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali i të dhënave, Avokati i Popullit: Mendimet dhe bindjet politike janë të dhëna sensitive

20 Prill 2021, 14:44 Nga DOSJA
Skandali i të dhënave, Avokati i Popullit: Mendimet dhe bindjet

TIRANË– Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka reaguar për herë të parë lidhur me skandalin e mbledhjes të të dhënave nga Partia Socialiste, të rreth 900 mijë votuesëve. Në reagimin zyrtar, Institucioni i Avokatit të Popullit, shkruhet se mendimet dhe bindjet politike, hyjne tek të dhënat sensitive dhe thellësisht konfidenciale të qytetarëve. 

Institucioni i Avokatit të Popullit thekson se marrja dhe përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve nga cilado parti politike është i paligjshëm, me përjashtim të rastit, nëse vetë qytetarët kanë dhënë një autorizim të posaçëm me shkrim për përdorimin e tyre për qëllimin e lejuar, apo për raste të tjera të veçanta të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Mendimet dhe bindjet politike, hyjne tek të dhënat sensitive dhe thellësisht konfidenciale ku përfshihet çdo informacion për individin, që ka të bëjë me origjinën e tij racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar apo filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale,”-shkruhet ndër të tjera në reagimin zyrtar. 

REAGIMI I PLOTË: 

Duke marrë shkas nga shqetësimet e një numri të madh qytetarësh lidhur me akuzat për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave të tyre personale nga një subjekt politik, konkretisht Partia Socialiste e Shqipërisë, Institucioni i Avokatit të Popullit thekson se marrja dhe përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve nga cilado parti politike është i paligjshëm, me përjashtim të rastit, nëse vetë qytetarët kanë dhënë një autorizim të posaçëm me shkrim për përdorimin e tyre për qëllimin e lejuar, apo për raste të tjera të veçanta të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Nga të dhënat paraprake dhe komunikimet publike nuk rezulton që mbledhja e të dhënave të ekspozuara publikisht të plotësojë këto kushte. Mbledhja e të dhënave personale të shtetasve pa pëlqimin e tyre, lidhet drejtpërdrejt me jetën e tyre private. E drejta për mbrojtje të të dhënave personale bën pjesë tek të drejtat e mbrojtura nga neni 8 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), e cili garanton të drejtën për respektim të jetës private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës dhe përcakton kushtet sipas së cilëve lejohen kufizimet e kësaj të drejte, e për të cilën Gjykata Europane e të Drejtave të Njeriut ka një jurisprudencë të pasur. Edhe Konventa nr.108 e Këshillit të Europës, si akti ligjor detyrues në nivel ndërkombëtar trajton në mënyrë të posaçme mbrojtjen e të dhënave të individëve. Asnjë autoritet publik nuk mund dhe nuk duhet të ndërhyjë ndaj ushtrimit të kësaj të drejte, përveç rasteve të parashikuara nga ligji, si për shembull në interes të sigurimit kombëtar, sigurisë publike, ose mirëqënies ekonomike të vendit, për parandalimin e çrregullimeve ose krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të tjerëve. Kjo e drejtë themelore është e sanksionuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe më konkretisht në nenin 35 të saj parashikohet qartë se askush nuk mund të detyrohet, përveçse kur e kërkon ligji, të bëjë publike të dhëna që lidhen me personin e tij. Mbledhja, përdorimi dhe bërja publike e të dhënave rreth personit, bëhet me pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj, përjashtime të cilat nuk lidhen në asnjë rast me sa është bërë publike përmes medias por edhe pranuar në qëndrime publike nga përfaqësues të ndryshëm politikë gjatë kësaj jave. Edhe më shqetësues është fakti që si argument për të mohuar marrjen apo rrjedhjen e këtyre të dhënave nga institucione shtetërore, përfaqësues të kësaj force politike deklarojnë se këto të dhëna janë mbledhur për vite e përditësuar ndër vite pa u shqetësuar për faktin se ligji e ndalon një gjë të tillë. Mendimet dhe bindjet politike, hyjne tek të dhënat sensitive dhe thellësisht konfidenciale ku përfshihet çdo informacion për individin, që ka të bëjë me origjinën e tij racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar apo filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale. Por përpunimi i të dhënave personale, të përcaktuara në kuadër të veprimtarive të parandalimit dhe ndjekjes penale, për kryerjen e një vepre penale kundër rendit publik dhe të veprave të tjera në fushën e të drejtës penale, apo edhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, mund të kryhet vetëm nga autoritetet zyrtare të përcaktuara në ligj. Institucioni i Avokatit të Popullit dëshiron të qartësojë opinion publik se ka një mandat të kufizuar në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, pasi me miratimin e ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” mbikqyrja dhe monitorimi i mbrojtjes së të dhënave personale i ka kaluar Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, institucion i posaçëm i pavarur. Avokati i Popullit vijon ta ketë garantimin e kësaj të drejte si pjesë të mandatit të tij promovues në kuadrin e të drejtave themelore të njeriut dhe në çdo rast do të kërkojë nga çdo institucion shtetëror të garantojë zbatimin e kësaj të drejte në standardin më të lartë të saj. Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet shtetërore dhe ligjzbatuese të marrin çdo masë të nevojshme për të ndalur çdo përdorim të paligjshëm të të dhënave personale dhe nga çdo forcë politike të distancohet në mënyrë të qartë nga të tilla praktika që cënojnë të drejtat e njeriut. Çdokush që ka mbledhur, përpunuar apo ruajtur të dhëna personale është përgjegjës për të shpërblyer dëmin që u vjen qytetareve sipas nenit 17 të ligjit Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Së fundmi, Avokati i Popullit shpreh shqetësimin se liria e medias duhet të garantohet thelbësisht dhe se hapësira demokratike në vend nuk duhet të cënohet.

Çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar disa ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet avokati i popullit investigimi i lapsi.al avokati i popullit investigimi i lapsi.al

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni