Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË- Godina e Teatrit Kombëtar prej të dielës nuk ekziston më. Shembja u bë në orët e para të mëngjesit të së dielës (17 maj) pas një Vendimi të Këshillit të Ministrave që kaloi pronën tek Bashkia Tiranë dhe Këshilli Bashkiak vendosi shkatërrimin e tyre.
Por debati nuk është shuar dhe pse ndërtesa tashmë nuk ekziston më. Prej disa ditësh në media qarkullojnë disa lajme dhe ka akuza se qeveria i kaloi bashkisë truall 5522.70 metra katrorë, por si godinë i ka kaluar vetëm 1126 metra katrorë. Këto mosrakordime në shifra kanë hedhur dyshime për prishje të paligjshme të godinës së Teatrit Kombëtar.
Por skandali me ndërtesat e TK, duket se është më i madh. I gjithë kompleksi që në vitet e para të jetës quhej “Rrethi italo-shqipta Skanderbeg” e më pas “Kinoteatri Savoja”, Teatri Popullor e më tej Teatri Kombëtar. Në mbi 80 vite jetë ky territor në qendër të Tiranës nuk është hipotekuar asnjëherë.
Nëse i referohemi kartelës së pasurisë së paluajtshme të përdorur nga qeveria për të transferuar në Bashkinë e Tiranës pronësinë e Teatrit, shihet se këto godina janë në zonën kadastrale 8150, numri i pasurisë 1/241. Sipas dokumenti shihet se është regjistruar vetëm toka me sipërfaqe 5522.70 metra katrorë dhe një ndërtesë me një sipërfaqe 1126 metra katrorë. Godina e regjistruar në hipotekë është Teatri Eksperimental dhe data e regjistrimit të saj është 25.05.2004, vit kur nisi ndërtimi në kohën kur në qeveri ishte Sali Berisa.
Por godina e Teatrit Kombëtar nuk është regjistruar kurrë. Asnjë qeveri që nga ajo e Enver Hoxhës, Sali Berishës, Fatos Nano, Ilir Metës dhe Edi Ramës, nuk janë kujdesur që godina të ekzistonte në regjistrat e Hipotekës.
Godina e Teatrit Kombëtar për mbi 80 vite ka qëndruar në mes të Tiranës dhe është parë e vizituar nga të gjithë udhëheqësit. Lakmia për të zotëruar atë ka qenë e të gjithë liderëve, por askush nuk është kujdesur për të. Një pronë miliona euro në mes të kryeqytetit ka qenë një fantazmë për shtetin pasi nuk ishte e regjistruar. Por kjo ndoshta ka qenë dhe një taktikë e të gjithëve, për të bërë sa më të lehtë shkatërrimin e një pasurie publike dhe një pjese të trashgimisë kulturore.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Greqi– Policia greke ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar në Selanik (identiteti i të cilit ende nuk dihet), pasi është kapur me 55 kg kanabis. Mësohet s...
Tiranë- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, ku një makinë ka aksidentuar një 87-vjeçar me iniciale F.Rr. Ky i fundit...
TIRANË- Sipërmarrësi Sinan Idrizi, president i Flamurtarit dhe një nga aksionerët kryesorë të “Air Albania” do të përballet në gjykatën e Stambollit me një...
Shqipëri- Gjatë ditëve të fundit kurba e infeksionit në Shqipëri ka pësuar luhatje. Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fun...
Shqipëri- Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi online. Janë ...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për Reformën Zgjedhore, bashkë me ...
TIRANË– Një video e publikuara në rrjetet sociale tregon se si disa efektivë policia kanë ushtruar dhunë mbi disa qytetarë dhe gazetarë. Në videon të sigur...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është i ftuar ditën e sotme në emisionin “Real Story”. Debati në studio ka arritur pikën ‘e vlimit’ dhe të ftuarit kanë nisur...
GRAMSH– Shefi i rendit në Gramsh dhe 5 efektivë policie janë pezulluar nga detyra pasi videoja e tyre teksa kërcënin u bë virale. Të gjithë u pezulluan nga dety...
BRITANI– Shembja e Teatrit Kombëtar më datë 17 maj si dhe protesta kundër shkatërrimit të tij ishte padyshim kryefjala e mediave në Shqipëri, por jo vetëm, pasi...