Bota

Skandali i politikanit në Azerbajxhan, kapet në video live duke prekur fundshpinën e asistentes

VIDEO
75-vjeçari shfaqet në video duke prekur fundshpinën e asistentes së tij.
Featured image of article: Skandali i politikanit në Azerbajxhan, kapet në video live duke prekur fundshpinën e asistentes Husejnbala Mirelemovun

ARZERBAJXHAN Një skandal i madh ka ndodhur në politikën në Azerbajxhan ku politikani i njohur Hussenbial Mirelemovun, i cili mendonte se e kishte ndërprerë takimin me “Zoom” që po zhvillonte me zyrtarë të tjerë, është kapur duke bërë një gjest të pahijshëm.

75-vjeçari shfaqet në video duke prekur fundshpinën e asistentes së tij.

Husseinbala së pari deklaroi se videoja ishte një gënjeshtër ose montazh i pastër, dhe pastaj ai ndryshoi mëndje, kështu që gjatë mbrëmjes ai tha se ata vetëm po bënin shaka pak, dhe se nuk është i çmendur për të tradhtuar gruan e tij me shoqen e saj, sidomos jo para kamerës, raportojnë mediat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fakti që i mëshon akoma më shumë këtij skandali është se asistentja e tij ka marrëdhënie dhumë të mira me bashkëshorten e tij, e cila e ka punësuar vetë në atë detyrë shoqen e saj.

(E.K/dosja.al)

 

Shto Koment