Dumani nxjerr 100 emra të tjerë, SPAK përgatitet për valë të dytë arrestimesh
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani TIRANË- Një javë pas operacionit "Plumbi i Artë", pritet që të nisë një valë ...
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani TIRANË- Një javë pas operacionit "Plumbi i Artë", pritet që të nisë një valë ...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Data 30 maj shënon raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit të vendit, ndaj dhe duket se deputetë...
Marash Kumbulla TIRANË- Reprezentuesi shqiptar Marash Kumbulla pranoi se po gumëzhinte përpara fillimit të ndeshjes së sotme n&eum...
Pamje nga festa e fitores TIRANË- Një gol ka mjaftuar që Roma të mundë holandezët e Feyenoordit në Tiranë, pë...
TIRANË – Nënkryetarja e Partisë Demokratike në një deklaratë për shtypa ka thënë se skandali i publikimit të pagave të qytetarëve shqiptarë, mes të cilëve edhe qeveritarë dhe personazhë të tjerë publikë, lidhet drejtpërdrejt me atë të patronazhistëve dhe se të dhënat sensitive të mijëra qytetarëve po rrezikohen nga vetë shteti.
Duke e quajtur sistem putinist drejtuar nga kryeministri Rama, Tabaku tha se PD-ja nuk do të ndalet me denoncimin e kësaj afere dhe do të hedhë dritë dhe në Komisionin Hetimor për t’i shkuar çështjes deri në fund.
“Skandali i vjedhjes dhe i publikimi të të dhënave të 640 mijë qytetarëve, ka bërë që e keqja të trokasë te dera e çdo shqiptari që emrin dhe të dhënat e tij më të ndjeshme i gjen tek ai dokumenit që xhiron sot në mënyrë të pakontrolluar në kompjutera dhe telefona. Këto të dhëna sensitive janë pjesë e skemës së patronazhistëve me të cilën u vodhën zgjedhjet e 25 prillit, dhe sot, këto të dhëna, janë një armë në dorën e çdo keqbërësi. Pas PPP-ve, koncesioneve dhe tenderëve të paligjshëm e të pandershëm që kanë rrënuar ekonominë, që ka lënë në varfëri shumicën e shqiptarëve dhe ka dëmtuar sipërmarrjen e ndershme, jeta e secilit prej jush, e familjarëve tuaj, e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve tuaj, është e ekspozuar ndaj çdo shantazhi dhe keqpërdorimi, vetëm sepse Edi Rama dhe bashkëpunotërt e tij, u treguan të gatshëm të shkelin çdo ligj, të cenojnë edhe sigurinë tuaj, vetëm për të mbajtur me forcë pushtetin e tyre të korruptuar. Ky skandal ilustron se si shteti ka rënë në duart e militantëve patronazhistë që veprojnë për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm të Edi Ramës, dhe gjithashtu eskpozon kalbësirën brenda këtij sistemit putinist, ku taksat e qytetarëve, edhe në formën e pagave të majme, përdoren për të shpërblyer përfituesit e PPP-ve dhe koncesioneve. Duke dëmtuar kështu tregun dhe profesionistët e ndershëm të vendit tonë, që shohin se si të ardhurat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal, konkurojnë padrejtësisht me ljeje të partisë-shtet. Partia Demokratike në këto 8 vite ka denoncuar çdo aferë korruptive. Partia Demokratike nuk ka pasur në mënyrë absolute asnjë kompleks për t’i vendosur emrin atyre që e kanë bërë korrupsionin dhe për t’i denoncuar ato., është shprehur ndër të tjera në deklaratën e saj, nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
(E.H/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar dhe një herë për skandalin me pagat që është bërë publik disa ditë më parë nga rrjeti ‘whatsapp’...
TIRANË– Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami u shpreh për gazetarët se shërbimet që ofrohen ndaj publikut nuk do të cënohen me ha...
TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se prokurorët kanë pasur gjithmonë mbështetjen për të vepruar në përputhje me lig...
TIRANË – Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, ka folur në prezantimin e hartës së re gjyqësore, ku është shprehur se, kjo hartë ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e quan shortin e ndarjes së apartamenteve të procesit të Rindërtimit të drejtë dhe transparent. Teksa ka ndarë pamje ng...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë në rrjetin social ‘Facebook’ një foto nga Kuvendi i 11 Dhjetorit në stadiumin ‘Air A...
TIRANË – Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se harta e re gjyqësore është një balancim shumë i mirë i tre prej kritereve kryesore. Sipa...
KOLONJË– Presidenti Ilir Meta është larguar nga kryeqyteti për të festuar festat e fundvitit në fshatin Rehovë, dy kilometra larg Ersekës. Mëngjesin ...
TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi përmendi se presidenti i Shqipërisë dhe njëkohësisht bashkëshorti i saj Ilir M...
TIRANË – Liderja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi se forca politike që ajo drejton dhe Partia Socialiste duhet të qartëso...