Bota

Skandali i Ministrit të Shëndetësisë, zyra e Johnson në Angli: Çështja është e mbyllur, unë kam besim të plotë te ai

The Guardian shkruan se zyra e Johnson ka thënë se kryeministri ka pranuar faljen e Ministrit duke shtuar se çështja është e mbyllur.
Featured image of article: Skandali i Ministrit të Shëndetësisë, zyra e Johnson në Angli: Çështja është e mbyllur, unë kam besim të plotë te ai Boris Johnson

ANGLI- Zyra e kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson ka komentuar fotot e dala të Ministrit të Shëndetësisë Matt Hancock së bashku me ndihmësen e tij duke u puthur. The Guardian shkruan se zyra e Johnson ka thënë se kryeministri ka pranuar faljen e Ministrit duke shtuar se çështja është e mbyllur.

“Ju keni parë deklaratën e sekretarit të shëndetësisë, kështu që unë skam ca të them. Në të vërtetë nuk kam asgjë për të shtuar më tej. Sekretari i shëndetësisë përcaktoi se ai e pranoi që ai kishte shkelur udhëzimet për distancimin shoqëror dhe ai ka kërkuar falje për këtë. Kryeministri ka pranuar faljen e sekretarit të shëndetësisë dhe e konsideron çështjen të mbyllur”, thuhet në reagimin e zyrës së Johnson.

I pyetur nëse Boris Johnson kishte besim të plotë te Hancock, zëdhënësi u përgjigj: Po.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Skandal në qeverinë angleze, Ministri i Shëndetësisë kapet mat duke puthur ndihmësen, Hancock: Jam shumë i penduar

(I.A/dosja.al)

Shto Koment