Aktualitet

Skandali i mbetjeve kancerogjene, mediat italiane shënjestrojnë vendin e tyre: Pse u lejua trageti të dilte nga Brindisi, marrëveshja mes dy kompanive që bëri 15 rrugë pa u shqetësuar

Sipas mediave italiane, mbetjet kanë mbërritur pikë së pari në Brindisi, por në momentin që janë refuzuar nga autoritetet lokale, janë nisur drejt Shqipërisë.
Featured image of article: Skandali i mbetjeve kancerogjene, mediat italiane shënjestrojnë vendin e tyre: Pse u lejua trageti të dilte nga Brindisi, marrëveshja mes dy kompanive që bëri 15 rrugë pa u shqetësuar Foto Ilustruese

TIRANËMediat italiane kanë komentuar skandalin e futjes së mbetjeve me lëndë kancerogjene në Shqipëri. Gazetarët e vendit fqinj shkruajnë se pranimi i mbetjeve të rrezikhsme në Shqipëri është një skandal i madh teksa. Shtojnë se irigjina e tyre nuk është nga Italia. Sipas mediave italiane, mbetjet kanë mbërritur pikë së pari në Brindisi, por në momentin që janë refuzuar nga autoritetet lokale, janë nisur drejt Shqipërisë.

Pikërisht për këtë gjë, gazetarët italianë ngrenë pyejten: Pse nuk u bllokuan në Brindisi mbetjet e rrezikshme? Pse u lejuan të largohen qetësisht?

Vendi fqinj thekson edhe rrezikun që përbën kjo lënda e amiantit që u gjet në fuçitë e kamufluara si vaj i firmës “Eni”. Ato shtojnë se e gjitha është një marrëveshje mes kompanisë italiane që eksporton mbetjet dhe mes asaj shqiptare që i pret në Shqipëri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Operacioni “Amianti” u zhvillua një ditë më parë në Vlorë, ku u sekuestrua lënda e rrezikshme që shkakton kancer dhe ishte nisur nga Itaia me tragetin “St Damiano” të linjës Brindisi-Vlorë. Të kamufluar me fuçi të kompanisë Eni e ndërsa në kontratë shkruheshin si produkte për kompani pastrimti, mbetjet ishin future 15 herë në Shqipëri. ky operacion vuri në pranga 6 persona, ndërsa çështja është në duart e SPAK. Policia ka arrestuar Festim Tafën, 72-vjeçar, kapiteni i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapitenin Kujtim Xhaferllari 65 vjeç banues në Vlorë, drejtori i një agjencie tragetesh, Agron Brataj 48 vjeç dhe shoferi i furgonit ku është gjetur një pjesë e vogël lesh xhami, Arbër Çuni 28 vjeç. Në pranga ka rënë dhe administratorja e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Çuni, e cila i ka sjellë në Shqipëri këto produkte duke i kamofluar si produkte kimike pastrimi dhe Zamir Kormuzi, 46 vjeç, pronari i pikes se grumbullimit, firma “Kornuzi”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment