Bota

Skandali i anijes “Diciotti”, Salvini shpëton pas votimit në Senat (FOTOT)

Mediat në Itali shkruajnë se Senati i Italisë, ka votuar kundër dhënies së autoritetit ndaj prokurorëve në Sicili për të vijuar hetimet për ministrin e Brendshëm, Mateo Salvini.
Featured image of article: Skandali i anijes “Diciotti”, Salvini shpëton pas votimit në Senat (FOTOT) Mateo Salvini duke pritur vendimin e Senatit të Italisë

ITALI- Minsitri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini, duket se ka shpëtuar nga hetimi për bllokimin e anijes “Diciotti”, e cila u cilësua si një rrëmbim.

Mediat në Itali shkruajnë se Senati i Italisë, ka votuar kundër dhënies së autoritetit ndaj prokurorëve në Sicili për të vijuar hetimet për ministrin e Brendshëm, Mateo Salvini.

Me votimin e sotëm Senati vendosi që të mos hiqte imunitetin parlamentar për Salivinin, i cili është njëkohësisht edhe zëvendëskryeministër dhe lider i Lega Nord. Salvini ka deklaruar përpara Senatit se nuk ndihet fajtor dhe se ka mbrojtur interesat e kombit italian.

“Unë deklaroj publikisht në këtë Senat se kam mbrojtur interesat e popullit italian. Edhe sikur të paraqitem në gjyq, unë do të them se kam mbrojtur interesin e Italisë, kombin tim, Kushtetutën dhe territorin e shtetit italian”, u shpreh Salvini

Skandali i anijes “Diciotti” u publikua nga mediat italiane e ato botërore dhe u shënua vitin e kaluar. Salvini nuk lejoi që në brigjet italiane të zbarkojë një anije të quajtur “Diciotti” me mbi 100 persona në bord, duke i lënë ata në det të hapur për disa ditë. Për këtë gjë prej disa muaj u hap një hetim, kundër ministrit Salvini, duke pasur dhe akuza politike kundër tij.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment