KRYESORET
Aktualitet

Skandali! 50 euro Certifikata e vaksinimit COVID-19, pa e bërë vaksinën

9 Nëntor 2021, 20:08 Nga DOSJA
Skandali! 50 euro Certifikata e vaksinimit COVID-19, pa e bërë

TIRANË– Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së martës një tjetër skandal në marrjen e Certifikatës së vaksinimt Covid -19, pa e kryer fare vaksinën. Çdo gjë brenda të gjithave rregullave përsa i përket hapave të ndjekur, por me përjashtim se vaksinën nuk e bën , por kundrejt 50 eurove pajisesh me certifikatë të rregullt. Elona Naço mjeke familje pranë ambulancës të fshatit Gradisht Lushnje dhe njëkohësisht mjeke pediatre pranë pediatrisë së spitalit Lushnje bëri të mundur dhënien e një certifikate vaksinimi pa e kryer vaksinimin. Nga denoncimet e ardhura në redaksinë e Fiks Fare një gazetare paraqitet tek spitali Lushnje dhe kërkon të takojë mjeken Naço.

Ajo i tregon se aktualisht banon në Itali dhe kërkon të bëj vaksinën për të marr Green Pass-in që e mundëson të lëvizë pa probleme. Mjekja në oborrin e spitalit i thotë se nuk ka problem se ku banon apo se ku është e regjistruar, por po të ishte paraqitur para një dite do ta kishte vaksinuar me Pfizer, por i kishte refuzuar katër copë se nuk kishte patur kërkesa për vaksinim. Dhe meqë kjo vakzinë është në mungesë mjeka thotë se nuk e ka problem i rregullon të gjitha, vetëm se Pfizer duhet bërë në Lushnje e jo në Gradisht. “Edhe po të kisha Astra s’ka problem por as ajo nuk më ndodhet për momentin, dje i ktheva katër copë Pfizer” shprehet mjekja. Ajo i pohon gazetares së Fiksit se në ambulancë ka vetëm vaksinën kineze Coronavac. Kur gazetarja i pohon se nuk ka problem ta bëj edhe atë, mjekja i lë takim në ambulancën Gradisht ditën e nesërme për të kryer vaksinimin.

Ditës tjetër Gazetarët e Fiksit paraqiten pranë kësaj qendre shëndetësore ku mjekja ishte në pritje, ajo i kërkon gazetares mjetin e identifikimit ID dhe merr në sistem të dhënat që i duhen. Më pas pyetjes së gazetares që a mund të marr vetëm vertifikatën pa e kryer vaksinimin, mjekja fillimisht e këshillon ta kryej vaksinimin por nuk nguron që t’i thojë se certifikatën ia jep edhe nesë nuk vaksinohet.

Kundrejt 50 eurove mjekja pa bërë fare vaksinën, plotëson kartonin e vaksinimit me të dhënat e gazetares, shënon datën e vaksinimit dhe numrin e barkodit të vaksinës që gjoja kishte përdorur. Pas 30 ditësh ajo i kërkon gazetares të praqitet për dozën e dytë. Pyetjes së Fiksit nëse pasqyrohet në e-Albania doza e parë e vaksinën, mjekja pohon “Po patjetër”. Ajo pret ndihmësen e saj e cila do të hedh të dhënat në sistem për tu gjeneruar më vonë online në e- Albania.

***
50 euro ryshfet dhe pajisesh me Certifikatë vaksinimi Covid-19, pa e bërë vaksinën

Fiksi: Si je?
Mjekja: Pyete ti për atë kinezen?
Fiksi: Unë pyeta, ajo në fakt edhe njihet edhe nuk njihet, po ne sikur ta kishim rregjistruar dhe mos ta bëja fare? Se mua ajo më duhet nuk më duhet vaksina?
Mjekja: E bëjmë.
Fiksi: Mua ajo më duhet certifikata.
Mjekja: Unë them që ti ta bësh.
Fiksi: Unë jam kundra vaksinës, unë dua thjesht atë që na prish punë atje. Të kem vetëm atë Green Passin dhe jam ok.
Mjekja: Vetëm dozën e parë merr, i bie që ti do vish prapë pas një muaji
Fiksi: Po do vij patjetër.
Mjekja: Mirë.
Fiksi: Si e bëra si nuk e bëra njësoj është, ti do ta rregjistrosh që e kam bërë. Të ta jap kartën?
—- Nxjerr të dhënat nga sistemi—-
Mjekja: Një numër telefoni?
Fiksi: 069……….. Po atë kartonin që e kam bërë, do më japësh një karton njërën nga dozat që e kam bërë.
Mjekja: Ta jap unë.
Fiksi: Po kur të vij ta marr unë?
Mjekja: Ja të vij ajo goca që i plotëson në sistem me atë barkodin kështu që do e bëj ajo.
Fiksi: Po mirë kur të vij unë?
Mjekja: Ja prit se kam unë. Emri: F….. M….
Fiksi: Po data 30.09.2021 sot. Këtë Coronavac ëëë, këtë kinezen?
Mjekja Po po po
Fiksi: Ok, kur i bie tani data e dytë që ta plotësoj?
Mjekja: 30 Tetor
Fiksi: Shumë mirë. Kjo regjistrohet tani tek e-Albania ime.Do ma lësh pak numrin tënd që të flasim bashkë?
Mjekja: 069…..
Fiksi: Ta lë 50 euro unë ty merri pi një kafe dhe do ngelemi në kontakt. Kur ma hedh atë në sistem?
Mjekja: Ja sa të vij ajo vajza
Fiksi: Unë e shikoj pastaj ne e-Albania dozën e parë apo jo?
Mjekja: E shikon e shikon.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2021, 06:38

Pse nuk vaksinohen evropianolindorët?

Në javët e fundit, ndërsa Evropa është bërë sërish epiqendra globale e pandemisë së COVID-19, shtimi i rasteve me koronavirus, i shtrimeve në spital dhe i vdekj...

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?