Sport

Skandal në mes të Europës: skuadra stërvitet jashtë rregullave dhe federata i heq pikët

Lojtarët janë stërvitur së bashku dhe janë lejuar të stërviten me grupe të vogla. Diçka e tillë ka qenë kundër rregullave të përcaktuara nga qeveria
Featured image of article: Skandal në mes të Europës: skuadra stërvitet jashtë rregullave dhe federata i heq pikët Foto ilustruese

Liga e Austrisë ka vendosur një penalizim prej -6 pikësh për ekipin e LASK. Ishte vetë Liga që e mori një vendim të tillë, pasi ekipi austriak është stërvitur dhe në periudhën që nuk lejohe stërvitja.

Lojtarët janë stërvitur së bashku dhe janë lejuar të stërviten me grupe të vogla. Diçka e tillë ka qenë kundër rregullave të përcaktuara nga qeveria austriake. Liga është mbledhur së bashku dhe ka diskutuar në lidhje me një vendim të tillë.

LASK ishte në pozita komode, ndërsa tani e sheh veten të bjerë në vend të dytë 3 pikë larg Salzburgut. Ky incident është filmuar dhe me kamera të cilat fundosën klubin. Një gjobë prej 75 mijë eurosh iu vendos klubit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

M.P. / Dosja.al

 

Etiketa:

Shto Koment