Aktualitet

Skandal me tamponët e laboratorëve në Tiranë, Greqia kthen pas 50 punëtorë sezonalë, 56-vjeçari nga Fieri rezultoi i infektuar

Kaq ka mjaftuar që të dy autobusët me punëtorë sezonalë të kthehen mbrapsht në Shqipëri, pasi pala greke ka mbyllur derën. Ky nuk është rasti i parë që spitalet private dhe klinikat në Shqipëri manipulojnë të dhënat.
Featured image of article: Skandal me tamponët e laboratorëve në Tiranë, Greqia kthen pas 50 punëtorë sezonalë, 56-vjeçari nga Fieri rezultoi i infektuar Foto ilustruese

KAKAVIJE- Pala greke ka kthyer pas në Kakavije rreth 50 punonjës sezonalë të cilët kërkuan të kalonin me autobusë për të punuar në Greqi. Por, gjatë kontrollit testues RAPID’, autoritetet greke zbuluan se një 56-vjeçar nga Fieri me inicialet G.M., ishte i infektuar me COVID19, pavarësisht se mbante në dorë përgjigjien negative të një laboratori në Tiranë.

Kaq ka mjaftuar që të dy autobusët me punëtorë sezonalë të kthehen mbrapsht në Shqipëri, pasi pala greke ka mbyllur derën. Ky nuk është rasti i parë që spitalet private dhe klinikat në Shqipëri manipulojnë të dhënat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tri ditë më parë, shteti grek vendosi të mbyllë pikat lidhëse me vendin tonë, me përjashtim të Kakavijes, pasi nuk ka besim tek rezultati i tamponëve. Të njëjtin akt e ka bërë edhe Mali i Zi, që dje ka mbyllur kufirin me Shqipërinë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment