Bota

Skandal me qeverinë e Johnson, ish-këshilltari akuzon Kryeministrin për mos ‘kokëçarje’: Njerëzit që janë infektuar me Covid janë mbi 80 vjeç, e kanë kaluar jetëgjatësinë e jetës 

Në një intervistë për BBC, ai ka thënë se Johnson, në mesazhet e WhatsApp-it që ka dërguar shkruante se nuk besonte në të gjitha gjërat që NHS (Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Anglisë) kishte deklaruar për Covid.
Featured image of article: Skandal me qeverinë e Johnson, ish-këshilltari akuzon Kryeministrin për mos ‘kokëçarje’: Njerëzit që janë infektuar me Covid janë mbi 80 vjeç, e kanë kaluar jetëgjatësinë e jetës  Dominic Cummings

ANGLI-“Boris Johnson nuk dëshironte që të shtërngonte kufizimet anti-Covid vjeshtën e kaluar pasi njerëzit që po vdesin janë mbi 80 vjeç,” kështu është shprehur ish-këshilltari i Kryeministrit britanik, Dominic Cummings. Në një intervistë për BBC, ai ka thënë se Johnson, në mesazhet e WhatsApp-it që ka dërguar shkruante se nuk besonte në të gjitha gjërat që NHS (Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Anglisë) kishte deklaruar për Covid.

Cummings gjitahshtu akuzoi në mënyrë të njëpasnjëshme Johnson, duke i thënë se ai po vepron shumë ngadalë për të miratuar bllokimin e dytë që hyn në fuqi në fillim të muajit nëntor. Ai gjithashtu ka thënë se Johnson ka vendosur interesat e tij përpara jetës së qytetarëve.

Cummings ka zbuluar disa nga mesazhet që Johnson u ka dërguar këshilltarëve të tij në WhatsApp, ku në to shkruhet se sipas Johnson është njerëzit që infektohen me Covid janë mbi 80 vjeç dhe se e kanë kaluar jetëgjatësinë e jetës.

“Duhet të them që jam tronditur pak nga disa të dhëna për viktimat e COVID. Mosha mesatare është 82 – 81 për burrat 85 për gratë. Kjo është mbi jetëgjatësinë. Pra, merrni COVID dhe jetoni më gjatë. Vështirë që dikush nën 60 vjeç të shkojë në spital 4% dhe pothuajse të gjithë mbijetojnë. Dhe unë nuk i blej më gjithë këto gjëra të mbingarkuara nga NHS-ja,” ka shkruar ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej ai gjithashtu ka treguar një episod, ku Johnson dëshironte që të takonte Mbretëreshën Elizabetë, edhe pse ai mund të ishte me Covid, pasi disa nga zyrtarët pranë tij ishin infektuar. Cummings tha se ai, ja mbushi mendjen Johnson, që të mos takonte Mbretëreshën.

“Ka njerëz në zyrë që po izolohen. Ju mund të keni koronavirus. Unë mund të kem koronavirus. Ju nuk mund të shkoni dhe të takoni Mbretëreshën. Po sikur të shkoni ta shihni dhe ta infektoni atë? Ju padyshim, nuk mund të shkoni,” tha ai.

Ndërkohë që në lidhje me këto akuza, Johnson nuk ka zgjedhur t’i komentoj.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment