LIVE UPDATES
Aktualitet

SKANDAL! FiBank publikon llogaritë e klientëve, ‘rrjedhin’ nga Komisioni Hetimor

27 Nëntor 2021, 16:00 Nga DOSJA
SKANDAL! FiBank publikon llogaritë e klientëve, ‘rrjedhin’

TIRANË– FiBank ka shkelur një sërë ligjesh, vendimesh të Bankës së Shqipërisë dhe të Gjykatës Kushtetuese duke dorëzuar në Komisionin Hetimor parlamentar të ngritur për incineratorët të dhënat personale të qytetarëve. Gazeta Shqip shkruan se kjo bankë u ka kthyer përgjigje deputetëve të opozitës përmes një shkrese me disa faqe, ku dërgon të dhëna personale për Klodian Zoton. Të dhënat që kanë rrjedhur nga Komisioni Hetimor tregojnë numrin e llogarisë, ditëlindjen dhe gjendjen e llogarisë, që sipas legjislacionit në fuqi klasifikohen si sekret bankar.

Nga formulari që disponon Gazeta Shqip skandali merr përmasa edhe më të mëdha, sepse pjesë e të dhënave që u janë dorëzuar deputetëve dhe që më pas kanë rrjedhur në publik janë edhe lëvizjet ndër vite të llogarisë, derdhjet, transfertat e tërheqjet e bëra nga klienti.

Te kategoria e transfertave përfshihet edhe numri i llogarive pritëse, që thellon edhe më tej këtë superskandal, pasi shkel privatësinë, jo vetëm të Klodian Zotos, por edhe të qytetarëve të tjerë me të cilët ky shtetas ka ndërvepruar përmes FiBank.

Në artikull shkruhet gjithashtu se FiBank u ka dorëzuar deputetëve të dhënat e një shtetasi me emrin Klodian Zoto që nuk ka lidhje me incineratorët. Sipas përgjigjes që banka i ka kthyer deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Klodian Zoto është i datëlindjes 13 shkurt 1990, pra 31 vjeç dhe mban pranë kësaj banke numrin e llogarisë “AL62 2152 1078 ALL1 0000 0665 9200”, ndërkohë që Klodian Zoto i incineratorëve është shumë vite më i madh në moshë.

Nga të dhënat e dorëzuar nga FiBank rezulton se llogaria është çelur në datë 16 qershor të 2013-s, është ende aktive dhe ka një balancë prej rreth 213 mijë lekësh. Bashkë me këto të dhëna, deputetëve u është dorëzuar edhe i gjithë historiku i transfertave.

Moria e shkeljeve ligjore dhe e të drejtave që lidhen me privatësinë në këtë rast është konsumuar në bashkëpunim, mes bankës dhe deputetëve të Kuvendit. Kjo pasi kërkesën për të kërkuar informacione të tilla e kanë vetëm organet hetimore të sistemit të drejtësisë.

Në këtë mënyrë FiBank ka lënë të kuptojë se cilido person i veshur me kostumin e deputetit mund t’i dërgojë një shkresë për të ditur gjendjen e llogarisë së një qytetari dhe me këto të dhëna, të ndjekë veprime të mëtejshme.

Bankat e nivelit të dytë refuzuan masivisht kërkesën e marrë nga deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Komisionit Hetimor parlamentar të ngritur për incineratorët. Nga rregulli doli FiBank.

Me këtë vendim, ajo ka shkelur një mori ligjesh, vendimesh, Kushtetutën e deri Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Shkeljet fillojnë që nga ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, ligjin për bankat në Republikën e Shqipërisë, që këto të dhëna i klasifikon si sekret bankar, një vendim i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë në fuqi që prej vitit 2002 për sekretin bankar dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese të 2003-it.

Në foto keni dhe transaksionet e publikuara nga GazetaShqip që ka përcjellë FiBank për klientin e saj.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet kryesore fibank gazeta shqip jorida tabaku klodian zoto fibank gazeta shqip jorida tabaku klodian zoto

Sondazh

Poll

E frikshme në Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të fëmijëve pas sherrit me gruan

E frikshme në Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të fëmijëve pas sherrit me gruan

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave

Vrasja e 7-vjeçares në Potam, Arjan Tase mbërrin në Gjykatë, mbahet i fshehur nga kamerat

Tragjedia në Himarë, Berisha: Vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar, duhet dorëheqje

A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Basha ministër?Ja si i përgjigjet Berisha pyetjes pikante

Protesta para Kryeministrisë/ Bashkohet Ilir Meta dhe Sali Berisha

Incidenti/ Qytetari në protestë: Largohuni nga politika ju pleqtë! Berisha: Lëre mos e luaj!

Vrasja e 7-vjeçares, agravohet protesta, qytetarët përplasen me policinë

Manovra e rrezikshme në Shëngjin, Policia reagon pas videos me jet-ski: S'është aktuale

Fusnin mallra kontrabandë, arrestohen 4 persona

Protesta e sotme, Meta: Çdo qytetar duhet të jetë i pranishëm

Meta ngushëllime në familjen Avdia:Vrasje e paralajmëruar, tallje të thuash se kemi siguri në plazhe

E konfirmon! Berisha: Sot do jem në protestë si qytetar

Aksidenti me një viktimë në Elbasan, kamioni e bën COPË 'Benzin', autori qëndron ende në timon

Berisha te familja e 7-vjeçares: Krim horror, akt i kryer nga një njeri i qeverisë

Berisha del i përlotur nga familja Avdia

Tragjedia në Himarë/ Berisha shkon për ngushëllim në familjen Avdia

Tragjedia/ Nano vizitë te familja Avdia: S'dua të keqinterpretohet ardhja ime, jam këtu si prind

Zjarr i madh në Vaun e Dejës, mali i Zefjanës përfshihet nga flakët