Aktualitet

“S’kam humbur asnjë gjyq”, Salianji përballet në gjykatë me Klotilda Fehratin: Kam prova të reja

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka qenë sot në gjykatën e Tiranës ku ka pasur gjyqin me deptueten e Partisë Socialiste, Klotilda Fehrati.

Salianji në dalje të gjykatës tha për mediat se ai tashmë do jetë në çdo gjyq kundër socialistëve për tu thënë akzuat në sy. Më tej ai shtoi se zotëron pasqyrën financiare të kompanisë së burrit të Fehratit dhe se ka prova të tjera që implikojnë dhe persona të tjerë.

“Nga sot çdo gjyq që kam me deputetët socialistë do vi dhe të them akuzat ndaj tyre për tu treguar qytetarëve se çfarë përfaqësojnë ata. Sot ishte gjyqi me deputeten e PS, Klotida Bushka Fehrati, e cila kërkon që edhe të vjedh dhe tu thuash bravo. Këtu kam pasqyrën financiare të kompanisë së burrit të deputetes, ku shihet se në vitin 2012 bilanci ka qenë 0 ose negativ, ndërsa me ardhjen në pushtet të Rilindjes, kjo kompani ka shtuar të ardhurat e saj më shuma të mëdha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do bëj publike dhe raste të tjera, jo vetëm për burrin e deputetes, por dhe të perosnave të tjerë që janë pjesë e kësaj skeme që mund të kenë bërë dhe pastrim parash. Deri sot nuk kam humbur asnjë gjyq, por kuri fiton në gjykatë duket pak kot, ndërsa kur e fiton në publik ësthë tjetër gjë”, u shpreh ndër të tjera Salianji.

Kujtojmë se ka qenë depuetja socialsite ajo që ka ngitur padi kundër Silianjit, të cilin e akzuon se ka thënë të pavërteta. Salianji në disa deklarata për mediat ka thënë se kompania e zotëruar nga bashkëshorti i deputetes socialsite në vitin 2012 ka qenë me një bilanc 0 ose negativ, ndërsa pas ardhjes në pushtet të PS-së, të ardhurat u shtuan ndjeshëm. Në kohën kur ish-deputeti ka ngitur akuzat shprehej se të ardhurat e kësaj kompanie kishin ardhur nga tendera të dyshimtë që kishte fituar për punë publike.

Etiketa:

Shto Koment