Showbiz

“S’kam bërë seks prej para karantinës”, Zhaklin Lekatari tregon arsyen: Nuk kam partner, shqiptarët kanë frikë nga femrat…

Ajo ka thënë se marrëdhëniet e saj me meshkujt nuk janë të mira, pasi sipas saj ata e kanë frikë, duke shtuar se meshkujt shqiptarë duan të manipulojnë dhe të ulin poshtë vetes femrat, si shkak i mungesës së vetëbesimit dhe eksperiencës në marrëdhëniet seksuale.
Featured image of article: “S’kam bërë seks prej para karantinës”, Zhaklin Lekatari tregon arsyen: Nuk kam partner, shqiptarët kanë frikë nga femrat… Zhaklin Lekatari

TIRANË– Blogerja e njohur shqiptare, Zhaklin Lekatari teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Why not” të Roza Latit në RTV Ora,  ka treguar se ka shumë kohë pa kryer marrëdhënie seksuale, pasi nuk ka edhe një partner në krahë.

Më tej ajo ka thënë se marrëdhëniet e saj me meshkujt nuk janë të mira, pasi sipas saj ata e kanë frikë, duke shtuar se meshkujt shqiptarë duan të manipulojnë dhe të ulin poshtë vetes femrat, si shkak i mungesës së vetëbesimit dhe eksperiencës në marrëdhëniet seksuale.

“Kam shumë kohë pa bërë seks sepse nuk kam partner. Shumë kohë para karantinës. Marrëdhëniet e mia me djemtë nuk janë shumë të mira sepse më kanë pak frikë. Meshkujt shqiptarë janë frikacakë. Kanë frikë nga femrat. Kanë frikë nga femrat e pavarura. E duan poshtë vetës, duan ta manipulojnë sepse kanë mungesë vetëbesimi, pasigurie eksperience dhe mundohen me mënyrat e tyre të çojnë në nivelin e tyre. Një grua e pavarur ekonomikisht dhe mendërisht është jashtëzakonisht shumë e rrezikshme për një mashkull shqiptar. Sidomos për djemtë e rinj.”– deklaroi ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se gjatë intervistës ajo zbuloi që kur ka qenë 20 vjeçe ka puthur në buzë edhe  dy vajza, moment të  cilin e ajo e ciëlson si të vështirë, pasi nuk dinte nëse ishte “bi apo hetero apo gay.”

A.C/Dosja.al

Shto Koment