Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Ekonomi
Skadimi i pasaportave; Askush nuk lejohet të dalë jashtë vendit në 3 muajt e fundit
22 Qershor 2019, 09:34Nga DOSJA
Me afrimin e muajit korrik nisin edhe pushimet verore për të gjithë ata që e shohin të arsyeshme që të pushojnë jashtë vendit.
Por mos u nxitoni… duhet të shihni afatet që keni në pasaportën tuaj.
Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që ka një pasaportë afati i së cilës mbaron brenda 3 muajve, duhet të aplikoje për pasaportë të re biometrike, pasi nuk do të lejohet të dalë jashtë kufijve të vendit.
Ky afat lidhet edhe me kohen e qëndrimit të shtetasve shqiptare në zonën Shengen, dhe nëse vlefshmëria e pasaportës është e barabartë ose më e vogël se 90 ditë atëherë nuk do të lejohet dalja e personit që e ka këtë pasaportë, çka do të thotë që automatikisht duhet të aplikoje për një pasaportë të re biometrike.
Procedurat e riaplikimit për pasaportë biometrike janë të njëjtë si herën e parë. Personi duhet të blejë fillimisht kuponin pranë postës shqiptare, me pas duhet të bëjë vetëdeklarimin pranë komisariatit të zonës ku punon dhe komisariati më pas aplikimin e sjell pranë zyrave të ALEAT pranë njësisë administrative ku bëhet aplikimi, me fotografi dhe marrja e shenjave te gishtave.
Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë nxjerrë pasaportat biometrike në kohen kur Shqipërisë iu lejua udhëtimi pa viza në zonën Shengen, 10 vjet më parë duhet të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së pasaportave të tyre, në mënyrë që të mos gjenden në situatë të paparashikuara në pikat e kalimit kufitar, ku policia nuk do të lejojë askënd të kalojë nëse pasaporta skadon pas tre muajsh.
Në muajt e parë të vitit 2009 u lëshuan pjesa më e madhe e pasaportave nga të cilat 1.4 milionë janë duke skaduar.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Deputetët e mazhorancës kanë miratuar sot në Komisionin e Ekonomisë kontratën koncesionare për rrugën Milot-Balldren.Rruga është pjesë e paketës pr...
TIRANË- Teksa Bashkimi Europian ka shtyrë vazhdimisht vendimin për të hapur apo jo negociatat me Shqipërinë, qytetarët e vendit nuk janë shumë optimistë se...
Dy personave që drekojnë në një restorant mesatar në Shqipëri fatura nuk do t’i kalojë shumën prej 2,500 lekësh. Ndonëse krahasuar me një restorant i të njëjtit...
TIRANË- Ligji i për nxitjen e Punësimit që ka hyrë në fuqi së fundmi ka lehtësuar procedurat e biznesit për deklarimin e burimeve njerëzorë në zyrat e punë...
TIRANË- Në pjesën e parë të rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Oriklinda u njoh dhe u takua me dy motrat të cilat kishte rr...
Hapja e një dyqani të vogël në lagje, si për tregti ushqimesh a veshjesh, shërbime të ndryshme apo dhe bar e kafene nuk ka më gjasë të rezultojë shumë fitimprur...
Hill International, lider botëror në menaxhimin e rrezikut të ndërtimit, njoftoi të martën se është zgjedhur nga Bashkimi Evropian (BE) si udhëheqës në partneri...
Në vjeshtën e këtij viti Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim serinë e re të kartëmonedhave, dhe të parat do të jenë prerjet 200 dhe 5 mijë lekë.Në vjesh...
TIRANE- Operatorët ekonomikë duhet të ndërgjegjësohen mbi detyrimet që rrjedhin nga Kodi i Punës për të trajtuar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë punonjësit...