Editorial

‘S’ka Shqipëri, ka tre tepsi’, protesta e opozitës mes fotove

Protesta e opozitës do të nisë sot në orën 11:00 para Kryeministrisë. Sipas PD-së, nga rrethet janë nisur rreth 60 mijë protestues për të marrë pjesë në tubimin e organizuar nga opozita e bashkuar. Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë Rama.

TIRANË- Opozita e bashkuar do të zhvillojë një protestë para godinës së  Kryeministrisë në orën 11:00.

Qytetarë dhe mbështetës të partive opozitare nga i gjithë vendi janë niur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë. Për mbarëvajtjen e protestës janë organizuar mijëra policë, të cilët do të asistohen nga drone, kamera sigurie dhe agjentë që do të jenë mes turmës, ndërsa dritaret dhe dyert e Kryeministrisë janë të veshura me rrjeta hekuri.

Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 

Shto Koment