Aktualitet

“S’ka shenja jete”, gazetari Denis Dyrnjaja përballet me situatën e rëndë: Nuk vjen ambulanca, policia bën sehir

Në një status në rrjetet sociale, gazetari shkruan se ambulancxa nuk ka denjuar të vijë në vendngjarje për të parë gjendjen e të riut.
Featured image of article: “S’ka shenja jete”, gazetari Denis Dyrnjaja përballet me situatën e rëndë: Nuk vjen ambulanca, policia bën sehir Foto e publikuar nga gazetari

TIRANË– Gazetari Denis Dyrnjaja ka bërë një denoncim në rrjetet sociale teksa është përballur me një situatë të rëndë. Krahas një fotoje që ka publikuar, gazetari shkruan se një i ri është i shtrirë në tokë pa shenja jete.

Dyrnjaja shkruan më tej se pavarësisht se është lajmëruar ambulanca prej më shumë se gjysmë ore, nuk ka mbërritur në vendngjarje. Ndërsa për policinë, gazetari shkruan se ndodhet aty por bën sehir.

Denis Dyrnjaja nuk bën me dije se ku është shkrepur kjo foto.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një djalë i ri qëndron prej më shumë se 30 minutash shtrirë në rrugë. Njerëzit kalonin dhe thjeshtë e shikonin. Pasi e pikasa njoftova policinë që mbërriti pas 7 minutash. Ambulanca ende nuk ka mbërritur, kur po kalon gjysmë ore.

Policët thjeshtë janë duke ndenjur aty pasi bënë një këqyrje të personit i cili nuk jep shenja jete fare edhe pasi ata tentuan ta lëvizin. Duket që është një situatë komplet e paqartë dhe në ç’rrethana ende personi në gjendje “shoku” nuk po merr ndihmën e parë. Trajnimi për raste të tilla duket se mungon,”- shkruan gazetari Denis Dyrnjaja në rrjetet sociale.

Foto e publikuar nga gazetari

(f.m/dosja.al)

Shto Koment