Politike

‘S’ka shanse që 83 mijë shqiptarë të mos dinë’/ Gjuzi ankesa për votat e pavlefshme, bën lëmsh emrin e kryeprokurorit: Olsioni të fillojë hetimet…

VIDEO
Në fjalën e tij në Kuvend, Gjuzi është ankuar për numrin e votave të pavlefshme, duke shtuar se iu drejtuar kryeprokurorit Olsian Çela që të nisë hetimet.
Featured image of article: ‘S’ka shanse që 83 mijë shqiptarë të mos dinë’/ Gjuzi ankesa për votat e pavlefshme, bën lëmsh emrin e kryeprokurorit: Olsioni të fillojë hetimet… Gramoz Ruçi dhe Kujtim Gjuzi

TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi është ankuar për procesin zgjedhor të 25 prillit, tek kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Në fjalën e tij në Kuvend, Gjuzi është ankuar për numrin e votave të pavlefshme, duke shtuar se iu drejtuar kryeprokurorit Olsian Çela që të nisë hetimet. Por është bërë “lëmsh” me fjalët e tij, duke i ngatërruar dhe emrin numrit një të Prokurorisë Shqiptare.


BISEDA NË KUVEND:

Gjuzi: Sot jemi me 7 maj dhe pikërisht 2 vite më parë ngritëm opozitën e re. Në fakt jemi opozitë e hershme me ju. Ka një nxitim me seancën plenare. Ngarkesa është super e madhe dhe programi i njoftimit është as 24 orë. Ishim këtu 2 vite së bashku, ishim korrekt me ju. Ju nuk jeni korrekt me ne. Ne keni ndërprerë minutazhet. E kemi të reduktuar dhe nuk kemi pasur mundësinë të përçojmë të vërtetën 100%. Zoti kryetar ju me 25 prill 2021, lejuat kryeministrin që të na mbante në kontroll. Në këto kushte unë protestoj. I drejtohem kryeprokurorit Olsion Çela që të fillojë hetimet lidhur me zgjedhjet. 83 mijë qytetarë nuk ka shanse të mos dinin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ruçi: Mbaroi koha! 3 komente lidhur me rendin e ditës. Je njoftuar më shumë se 24 orë. Koha e debatit është vendim për shkak të pandemisë. Lidhur me kontekstimet për votat janë komentet e tua. Duhet të kuptosh se për votat nuk diskutohet këtu. Nëse keni akesa drejtohuni institucioneve përkatëse.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment