Showbiz

‘S’ka pushime këtë verë për mua’, Jonida Vokshi zbulohen detaje nga dasma: Jam shumë e lumtur

Jonida Vokshidhe partneri i saj zbuluan pak javë më parë se në shtator po vjen dasma e madhe duke ndarë edhe detaje lidhur me dasmën.
Featured image of article: ‘S’ka pushime këtë verë për mua’, Jonida Vokshi zbulohen detaje nga dasma: Jam shumë e lumtur Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Me kalimin e ditëve, afrohet gjithmonë e më shumë dasma e Jonida Vokshit me aktorin dhe producentin e njohur kosovar, Besnik Krapin.

Ajo dhe partneri i saj zbuluan pak javë më parë se në shtator po vjen dasma e madhe duke ndarë edhe detaje lidhur me dasmën.

“S’ka pushime për mua, sepse në shtator vjen një tjetër projekt i rëndësishëm: dasma. Jam shumë e lumtur që përpos dashurisë së publikut të Prishtinës që më dha “O sa mirë”, gjatë xhirimeve pata rastin të njihem dhe me Besnik Krapin, i cili në shtator do të bëhet bashkëshorti im. Në fakt, nuk e kam menduar ndonjëherë, nuk e kam pasur në ëndrrat e mia martesën apo dasmën, ceremonitë apo traditat. Por kjo rrodhi natyrshëm dhe kështu natyrshëm dua të shkojë e gjithë gjëja. Nuk dua asnjë gjë të paramenduar, të ëndërruar, dua gjithçka thjesht e bukur, ashtu siç rrodhi dhe historia ime me Besnikun, deri tani në këtë pikë të finalizuar. Nuk e di si e keni ju kur bëni dasmat: veç e veç apo një të përbashkët. Ne po bëjmë një të përbashkët dhe zakonet duhet të jenë të përbashkëta, por ne do ta bëjmë jashtë zakoneve”, tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi për lidhjen e tyre u mbajt i fshehur për shumë kohë deri në momentin që të dy vendosën që ta pranonin se do të martoheshin këtë verë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment