Politike

S’ka negociata për Shqipërinë! Rama i jep ZGJIDHJEN BE-së: Të na aprononin kornizën negociatore njëherë

Edi Rama u shpreh se kushti për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese ishte i padrejtë për shkak se gjithçka varej nga procesi i Vettingut.
Featured image of article: S’ka negociata për Shqipërinë! Rama i jep ZGJIDHJEN BE-së: Të na aprononin kornizën negociatore njëherë Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me kushtet e paplotësuara për çeljen e negociatave. I ftuar në emisionin “PolitikON”, Rama u shpreh se kushti për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese ishte i padrejtë për shkak se gjithçka varej nga procesi i Vettingut. Sipas kreut të qeverisë, BE duhet të kishte aprovuar kornizën negociatore dhe me pas konferencën e parë ta bënin kur të bëhej funksionale Gjykata. 

Kushti për GJK është i padrejtë, nuk varet nga qeveria dhe as parlamenti për shkak të Vettingut. Holanda thotë ‘ligji i medias’, po ai është draft. Po themi që e tërheqin nuk do të dalin e të thotë u plotësua. Lufta me korrupsionin do të vazhdojë gjithë jetën. Na vlerëson vetëm Komisioni Europian. Pse presidenca gjermane ishte e gatshme deri dje për t’i çuar para të dyja vendet. Merkel nuk ka si e premton. Tek Maqedonia e Veriut, Holanda nuk është pengesë. Ndërkohë që ajo që ka thashë vlen. Franca nuk ka vënë asnjë kusht. Do të ishte e mjaftueshme që të thoshim aprovojnë kornizën negociatore dhe konferenca e parë do të bëhet kur të bëhet funksionale GJK. Pse nuk e thonë? Këto ca të tjera?,”-u shpreh Rama ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment