
TIRANE– Kryeministri Edi Rama i akuzoi kundërshtarët se po bëjnë një politikë jonjerëzore me viktimat e COVID19. Rama i quajti këto akuza, shpifje dhe manifestime ekstreme të figurave që i kanë bërë dëm popullit ndër vite.
Edi Rama: Ky është një manifestim ekstrem i disa karaktereve të dobëta që në krejt historinë tonë kanë bërë dëme të mëdha duke e penguar popullin të marrë frymë lirisht. S’ka më turp se kaq! Por as këtë se thua dot më, se nuk është më dot e imagjinueshme se deri ku mund të shkojë paturpësia. Por pse çfarë janë ata që humbasin jetën në spitalet COVID? Vota? Apo kuti këpucësh që nisen nga gjiri i Lalëzit për burimet në media? Kush janë anëtarët e Komitetit Teknik? Ata të Komitetit Nishani? Bluza të bardha, mjekë dhe personalitete që akuzohen nga një person që financon fushatën e tij me para që nuk dihen nga vijnë? Apo si ata të masakrës së Krushës? Apo të vdekurit në spital mund të treten në ajër si ata të shkretët në masakrën e Krushës, që ai i akuzuar nga dëshmitarët kthehet dhe akuzon dëshmitarët. Viktimat e COVID mund të fshihen si serverat e Kryeminsitrisë të nesërmen e 21 janarit? Kanti thoshte se ai që të akuzon për diçka që se ke bërë, ose e ka bërë vetë ose mendon vetë ta bëj.
(F.g.dosja.al)