Politike

Tabaku flet për protestën e opozitës: Nuk do të ketë çadër

Ish-deputetja e PD, Tabaku deklaroi se akt më të rëndë se djegia e mandateve nuk do të ketë nga ana e opozitës.
Featured image of article: Tabaku flet për protestën e opozitës: Nuk do të ketë çadër Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur për situatën politike në vend, krijuar pas djegies së mandateve. 

E ftuar në studion e lajmeve në “RTV Ora”, Tabaku deklaroi se akt më të rëndë se djegia e mandateve, nuk do të ketë nga ana e opozitës.

Gjatë bisedës në studio, Tabaku e ka përjashtuar mundësinë e ngritjes së një çadre ditën e nesërme para kryeministrisë, ku edhe do të zhvillohet protesta e opozitës.

“Nuk do të ketë një çadër. Akt më të rëndë se djegia e mandateve nuk do të ketë. Është vendosur në këtë datë sepse tashmë protestat mujore janë bërë të zakonshme. PD nuk ka ndërmend të përsërisë vetveten”, u shpreh ish-deputetja e PD-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste ditën e nesërme. Ata kërkojnë rrëzimin e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Marrë nga Ora News

(a.m/dosja.al)

Shto Koment