Politike

“S’ka arsye për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, Rama tregon planin: Mund të kemi kufizime vetëm në vijën bregdetare

VIDEO
Rama në një konferencë për mediat është shprehur se po shihet mundësia për të pasur një gjendje të jashtëzakonshme vetëm në zonat e plazheve, përgjatë gjithë vijës bregdetare
Featured image of article: “S’ka arsye për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, Rama tregon planin: Mund të kemi kufizime vetëm në vijën bregdetare Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do ketë një rikthim të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin. Rama në një konferencë për mediat është shprehur se po shihet mundësia për të pasur një gjendje të jashtëzakonshme vetëm në zonat e plazheve, përgjatë gjithë vijës bregdetare


“Nuk ka arsye për shtyrje të përgjithshme, por po punojnë për idenë që të ketë kufizme në zonën bregdetare. Do jetë vetëm për zonat e bregdetare, jo në Durrës, por në plazhin e Durrësit, jo në Vlorë, por në plazhin e Vlorës.

Kjo është ende në diskutim dhe besojmë se do jetë një ndihmesë për të gjithë. Sot ka nisur punë dhe platforma për administrimin e plazheve. Nuk ka arsye për të shtyrë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto deklarata Rama i bëri gjatë një konferencë me mediat. Kryeministri ka thënë se për Reformën Zgjedhore do të flasë i fundit, pasi në proces janë përfshirë ndërkombëtarët. Numri një i qeverisë tha se hapja do vijojë dhe Shqipëria do pres turistë për këtë vit, të cilëve nuk do u bëhen kontrolle dhe ftoi Kosovën të bëjë të njëjtën gjë. Rama tregoi se nuk do ketë shtyrje të gjendjes së fatkeqësisë. Në fund mbrojti dhe Ardi Veliun, duke thënë se zgjidhte atë para moralistëve që e akuzojnë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment