Aktualitet

“S’ju detyron njeri të hipni në urban”, deputetja e PS kundër Rakacollit: Bashkia duhet të mbikqyrë më mirë, duhen kontrolle

Ditën e sotme në mbledhjen e komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli deklaroi se qytetarët nuk i detyron njeri të hipin në urban duke këshilluar ata që të zgjedhin orarin e përshtatshëm.
Featured image of article: “S’ju detyron njeri të hipni në urban”, deputetja e PS kundër Rakacollit: Bashkia duhet të mbikqyrë më mirë, duhen kontrolle Mira Rakacolli, Klodiana Spahiu

TIRANË– Dyndja në urbane u diskutua mbrëmjen e djeshme në emisionin “As pro, as kundër” mbrëmjen e djeshme. Deputetja socialiste Klodiana Spahiu tha se duhet të ketë një kontroll më të mirë dhe më të rreptë në numrin e qytetarëve që lejohen të hipin në urban.

Duhet të ketë një kontroll më të mirë. Ndoshta bashkia duhet ta mbikëqyrë më mirë. Duhet të ketë një kontroll më të rreptë në numrin e qytetarëve që hipin në urban”, tha Spahiu.

Ditën e djeshme në mbledhjen e komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli deklaroi se qytetarët nuk i detyron njeri të hipin në urban duke këshilluar ata që të zgjedhin orarin e përshtatshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë vazhdoj të mbetem tek fakti se kontrolle në terren bëhen, por duhet të kemi parasysh një gjë që të hipësh në autobus është zgjedhje personale.

Suksesi arrihet me bindje. Nuk të detyron njeri që të hipësh në autobus, por zgjidhet dhe një orar i përshtatshëm për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjes. Ndaj, duhet të drejtohemi tek bindja dhe tek ajo që nuk duhet t’i shkelim dhe të respektojmë distancën”, tha ajo.

(A.B)/Dosja.al

Një Koment në ““S’ju detyron njeri të hipni në urban”, deputetja e PS kundër Rakacollit: Bashkia duhet të mbikqyrë më mirë, duhen kontrolle

  1. Ja doli edhe Hankoja ,me shoirt me te zi sesa fytyra e saj.Moj shtriga borbardhes me cfare te zbresi psh nga Fresku bije botes me shku ne pune?apo me taksi?Po sa i ben taksia asaj i shkon dite punes o shpirt qymyr

Shto Koment