Politike

“Sjellin problematikët dhe njerëz me muskuj e para”/ Sot u konfirmuan listat e hapura nga PS-ja, por si i kundërshtonte Gjiknuri një muaj më parë (DEKLARATAT)

Maxhoranca mbështeti opozitën e re, dhe votoi paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla.
Featured image of article: “Sjellin problematikët dhe njerëz me muskuj e para”/ Sot u konfirmuan listat e hapura nga PS-ja, por si i kundërshtonte Gjiknuri një muaj më parë (DEKLARATAT)

TIRANË– Ditën e sotme, Partia Socialiste doli pro listave të hapura. Në një seancë të beftë, Komisioni i Ligjeve me një votim të dyshimtë ka hedhur poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. 

Maxhoranca mbështeti opozitën e re, dhe votoi paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla.

Çuditërisht, ky vendim erdhi në mënyrë të papritur ku vetëm në muajin që lamë pas, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në takimet me Këshillin Politik, është shprehur totalisht kundër listave të hapur.

Në intervistën e dhënë më datë 9 qershor, Gjiknuri u shpreh se këto lista do të sillnin vetëm njerëz ‘problematikë’, me para e ‘me muskuj’.

Nuk i takon mazhorancës që të imponojë sistemin. Listat e hapura kanë dy veti negative: Elitat do t’i godasin. E pamë katalogun te PD. E dyta, mund të ndodhë që personazhe me para edhe muskuj të jenë fitues. Kujtoni këshilltar bashkiakë kur kishin marrëveshje,”- u shpreh Gjiknuri një muaj më pare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

10 ditë pas kësaj interviste, i ftuar në studion e “Kapital”, Gjiknuri përsëriti të njëjtën gjë.

Opozita brenda në Parlament ka insistuar tek listat e hapura. Ne si mazhorancë nuk kemi qenë për lista të hapura. Mund të vijë një moment kur do të pendohen për listat e hapura. Shiko Kosovën, si zhvillohen zgjedhjet në Kosovë. Do të degradohej menaxhimi, do të jetë një korrupsion i mirëfilltë, do të hyjnë njerëzit më problematikë që nuk do jua marrë mendja, Demokracia popullore sjell edhe produkte që nuk pëlqehen. Kjo sjell destabilitetin. Kosova nuk bën dot qeveri. Ne nisemi vetëm nga një situatë e caktuar politike,”- tha Gjiknuri ndër të tjera.

Tashmë, drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

Vetë Gjiknuri nuk ka reaguar fare ditën e sotme, por gjithsesi Partia Socialiste ka ndryshuar mendim në lidhje me listat e hapura, gjë që u konfirmua edhe nga votimi në Komisionin e Ligjeve.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment