Aktualitet

S’janë të dënuar e trafikantë droge, Artan Hoxha flet për shqiptarët e bllokuar në Kolumbi, Ekuador dhe Meksikë: S’kalojnë dot Oqeanin Atlantik, virusi atje po bën namin

Gazetari shkruan ndër të tjera se një miku i tij që jeton në Guajaquil, e ka pyetur se çfarë kërkojnë shqiptarët në një vend të tillë pa siguri për jetën dhe të varfër.
Featured image of article: S’janë të dënuar e trafikantë droge, Artan Hoxha flet për shqiptarët e bllokuar në Kolumbi, Ekuador dhe Meksikë: S’kalojnë dot Oqeanin Atlantik, virusi atje po bën namin Artan Hoxha

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar një shqetësimin e shqiptarëve që ndodhen matanë Oqeanit Atlantik, ku koronavirusi po bën namin. Në një status në Facebook, Hoxha shkruan se nuk bëhet fjalë për të dënuar në burjget e Amerikës Latine apo për shqiptarë që janë bllokuar dhe nuk vijnë dot në vendin e tyre.

Gazetari shkruan ndër të tjera se një miku i tij që jeton në Guajaquil, e ka pyetur se çfarë kërkojnë shqiptarët në një vend të tillë pa siguri për jetën dhe të varfër.

Foto e publikuar nga Hoxha

Edhe pas dy vitesh nga kjo ngjarje autoritetet tona nuk dine asgje,…. Thjesht kemi mesuar së fundmi se disa qindra bashkepatriotet tane, kane mbetur te bllokuar ne Kolumbi, Ekuator apo Meksike!!!  Sigurisht nuk flas per ata qe jane te arrestuar apo denuar per trafik kokaine ne burgjet e Amerikes Latine, por per nje grup tjeter qe vertete duan te kthehen, po nuk kane asnje mundesi ta kalojne Oqeanin Atlantik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto e publikuar nga Hoxha

Nje i njohur i imi, qe jeton prej disa vitesh ne qytet-portin me te madh te Ekuatorit, Guajaquil, ndersa po komunikoja pak ore me pare ne lidhje me shqiptaret e bllokuar ne qytetin e tij, ku koronavirusi po ben namin, me beri nje pyetje. A mund te me thuash cfare kerkojne keta shqiptare ne Guajaquil, ne anen tjeter te botes dhe ne nje vend te varfer, me pak rend e siguri per jeten???!!!“- shkruan Artan hoxha në statusin e tij, duke publikuar edhe dy foto.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment